Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mb... Procesi në Gjermani/ Mercenarët pranojnë në gjyq se do rrëmbenin shqiptarin për zhdukjen e drogës: Do merrn... Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn
AKTUALITET

Moti i keq godet Veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth

P
Piranjat13 November 2026, 17:06 · 1 min lexim
Moti i keq godet Veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja,

Në Veri të vendit moti u përkeqësua, me reshje shiut të shoqëruara me erë të fortë. Për pasojë ka shkaktuar problematika në disa zona të Qarkut të Kukësit. Një numër të konsiderueshëm njësish administrative dhe lagjesh ka pasur ndërprerjet e energjisë elektrike.

Pa energji elektrike në disa zona të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Reshjet gjithashtu kanë shkaktuar edhe rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente të rrugëve nacionale.

Në Bashkinë Tropojë është evidentuar rënie gurësh në aksin rrugor Margegaj–Valbonë. Probleme ka pasur edhe në Shkodër. Përroi ka dalë nga shtrati në Theth dhe është bllokuar rruga Theth–Ndërlysaj.

Për momentin, nuk ka rrezik për banesat, ndërsa autoritetet po marrin masat për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit. Kryesisht në Veri të vendit parashikohet të ketë shtrëngata të herëpashershme edhe përgjatë fundjavës.

Mot të paqëndrueshëm do ketë në fundjavë në të gjithë territorin e vendit, me temperatura që variojnë nga 8 deri në 23 gradë celsius.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.