E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta zyrtarja e lartë e AKKSHI

Lidjana Shahinaj, drejtuese e një njësie pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), është ndarë papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare.
Sipas njoftimeve të familjarëve, Shahinaj ka pësuar arrest kardiak, pak kohë pasi kishte festuar 40-vjetorin e lindjes.
Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët dhe kolegët. Përmes një reagimi, AKKSHI ka shprehur hidhërimin për humbjen e saj, duke e kujtuar si një profesioniste të përkushtuar, me vlera të larta njerëzore dhe empati, e cila i qëndroi besnike misionit të institucionit.
Motra e saj më e madhe, Valbona, në një reagim në rrjetet sociale tha se Lidjana sapo kishte festuar 40-vjetorin, por “zemra e saj e tradhëtoi”.
“Sot duart e mia nuk më bëjnë të shkruaj, fjalë zemra nuk ka ç’të thotë. Motra ime e dyta, Lidjana, u largua nga ne, zemra e saj e tradhetoi, ia preu jetën në mes…Sapo kishte bërë 40 vjeçe...” shkroi e motra e saj, Valbona.
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor, institucion ku Lidjana Shahinaj prej kohësh ishte pjesë dhe mbante post drejtuesi, reagoi përmes një mesazhi prekës pas lajmit.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Lidjana Shahinaj, koleges sonë dhe një vajze unike, e cila diti t’u dhuronte kolegëve dhe miqve të saj mirësi, mbështetje dhe empati, si dhe të përcillte çdo ditë, përmes buzëqeshjes së saj, një energji pozitive që e karakterizonte dhe e bënte të veçantë mes nesh”, shkruan në njoftimin e saj Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor.
“Për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, Lidjana ishte ndër të parat që përqafoi risinë dhe vizionin e Agjencisë, duke i qëndruar besnike këtij misioni deri në ditën kur na duhet të përballemi me largimin e saj. Ajo do të mbetet gjithmonë një nga njerëzit me vlera të rralla njerëzore dhe me një kontribut të çmuar në institucion.
E gjithë mirënjohja, dashuria dhe respekti ynë shkojnë sot për Lidjanën dhe familjen e saj, mbyllet njoftimi i trishtë i AKSHI-t.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

Zjarr i madh në një stan në fshatin Shtërmen në Cërrik, detajet e para

Kërkohet në Itali për një krim të kryer 22 vite më parë, Gjykata spanjolle liron shqiptarin

Del fotoja e shefit të krimeve që humbi jetën në aksident. Policia jep detaje për ngjarjen

"Kam marrë gjobë 5 mln lekë se bllokova rrugën"/ Protestuesja: Prindërit i kam pensionistë, s’kam mundësi të paguaj





