Ndëron jetë papritur vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ka ndërruar jetë papritur mesditën e kësaj të hëne. Lajmi i trishtë konfirmohet nga komuniteti lezhjan, familja dhe vetë kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Megjithatë, rrethanat e humbjes së jetës mbeten të panjohura. Më herët, familja Ndoka ka humbur dhe një nga bijtë e vetë, Aleksandër Ndokën, i cili njihej në Lezhë për influencën e madhe si politikan lokal.
Pritja për ngushëllime do të bëhet në Lezhë, në lagjen “Nënë Tereza” Tek shtëpia e Ndue Gjon Ndokës, ndërsa ceremonia mortore dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen nesër, më 17 nëntor 2026, ora 13:00.
“Jeta jo gjithmonë na sjell lajme të mira! Sot jam zgjuar me dy lajme të trishta që më kanë tronditur thellë! Lidjana, bashkëshortja e kushëririt tim Erjon Lleshi, dhe Gëzim Ndoka, shoku ynë, nuk janë më mes nesh!
Të dy u larguan nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë pas dhimbje të madhe, familje të pikëlluara dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm tek të gjithë ne që i njohëm! Fjalët janë të pakta përballë një dhimbjeje të tillë”, shkruan kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata kalon për gjykim Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

Pengmarrja në Bruksel zbulon organizatën shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës

A është marrë deputetja e PS, Sara Mile nën hetim për korrupsion në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho

Atentat mafioz shqiptarit në Itali, 43-vjeçari në gjendje të rëndë

Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjykim, ja akuzat ndaj ish-futbolli...

Arrestimi i Vlora Hysenit, Braho: Bashkëpunimi me SHISH-in ka vijuar! Kodi i Procedurës Penale? Kemi ngritur një grup pune

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në shtator





