Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike Zyrtare/ Ndeshjet e radhës, Xhaka humbet Zvicrën
POLITIKE

Nesho: Duhet të ketë një qëndrim unik nga e gjithë opozita që me këtë regjim nuk bëhen zgjedhje

Diplomati Agim Nesho kërkon një qëndrim të përbashkët nga të gjitha partitë opozitare kundër pjesëmarrjes në zgjedhje me qeverisjen aktuale. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka...

P
Piranjat 9 November 2026, 21:21 · 3 min lexim
Nesho: Duhet të ketë një qëndrim unik nga e gjithë

Diplomati Agim Nesho kërkon një qëndrim të përbashkët nga të gjitha partitë opozitare kundër pjesëmarrjes në zgjedhje me qeverisjen aktuale.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Nesho deklaroi se opozita duhet të bashkohet rreth qëndrimit se, sipas tij, me regjimin aktual të Edi Ramës nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nesho e lidhi këtë kërkesë me protestat dhe revoltën qytetare, të cilat, sipas tij, synojnë ndryshimin e sistemit aktual të qeverisjes.

Ai argumentoi se pjesëmarrja e partive opozitare në zgjedhjet lokale do të linte të pandryshuar situatën politike, pasi, sipas tij, qeveria do të vijonte të përdorte të njëjtat mekanizma për të ndikuar rezultatin.

Diplomati u ndal edhe te partitë e vogla opozitare, duke kërkuar prej tyre të mbajnë një qëndrim të qartë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, të cilat ai i cilësoi si të manipuluara. Sipas Neshos, këto parti nuk duhet të kërkojnë përfitime politike apo të synojnë ndarjen e pushtetit me kryeministrin Edi Rama.

‘Unë mendoj që këtu kemi përpara një regjimi. Kemi një lëvizje dhe revoltë të studentëve, të popullit, i cili kërkon ndryshimin e këtij regjimi.

Pra, pranimi i zgjedhjeve lokale dhe futja nga të gjithë partitë tregon që ky regjim nuk e ndryshon dot natyrën e tij.

Ai si ka vazhduar që t'i manipulojë zgjedhjet, si të ushtrojë gjithë presionin ndaj administratës, blerjes së votës, përdorimin të partisë shtet, të gjitha këto rezultati do të jetë i njëjtë.

Pra, në këto momente është shumë e nevojshme që të gjithë partitë e spektrit opozitar, ose që pretendojnë të jenë parti të opozitës që përfaqësojnë interesat e këtij populli, i cili sot është i revoltuar për një sërë arsyesh, shpopullimin e Shqipërisë, vjedhjen masive të pronave dhe financave publike, të mosqeverisjes, mos transparencës, të shtypjes me dhunë që u bëhet demonstruesve për të drejtën e tyre kushtetuese e të tjera, duhet të prononcohen që janë kundër regjimit, kjo është e para.

E dyta, duhet të themi që të gjithë partitë e vogla, të cilat në një farë mënyre i bëjnë presion edhe Partisë Demokratike që është opozita më e madhe në vend, që t'i zënë vendin dhe ndajnë pushtetin me Ramën, duhet të prononcohen faktikisht që për qëndrimin e tyre të pastër për 11 majin e vitit të kaluar të zgjedhjeve, të cilat ishin manipulim i hapur.

Pra, duhet të kemi një qëndrim unik nga e gjithë opozita, që me këtë regjim nuk bëhen zgjedhje.

Prandaj unë mendoj që taktika është, mos shikojnë për të përfituar kapital politik’, u shpreh diplomati Agim Nesho në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.