Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike Zyrtare/ Ndeshjet e radhës, Xhaka humbet Zvicrën
POLITIKE

Uji i kontaminuar "helmoi" Vlorën, PD: Miliona euro tendera dhe investime, fëmijët përfundojnë në spital!

Partia Demokratike, Dega Vlorë, përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar, Rezenbrik Serjani, ka reaguar ashpër për skandalin e ujit të pijshëm të kontaminuar, pas paraqitjes së disa...

P
Piranjat 9 November 2026, 19:38 · 6 min lexim
Uji i kontaminuar "helmoi" Vlorën, PD: Miliona euro tendera dhe

Partia Demokratike, Dega Vlorë, përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar, Rezenbrik Serjani, ka reaguar ashpër për skandalin e ujit të pijshëm të kontaminuar, pas paraqitjes së disa fëmijëve në Spitalin Rajonal me simptoma helmimi.

Serjani ngre akuza të rënda ndaj Bashkisë Vlorë dhe drejtuesve të Ujësjellës-Kanalizimeve, duke e lidhur situatën me korrupsionin dhe keqmenaxhimin e institucioneve.

Sipas tij, analizat kanë evidentuar dyshime për ndotje fekale nga bakteria E. coli, ndërsa klorifikimi i ujit në burimet që furnizojnë qytetin rezulton nën normat e nevojshme.

PD kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nisjen e hetimeve penale dhe dorëheqjen e kryetares së Bashkisë Vlorë, duke kërkuar zbardhjen e fatit të miliona eurove të shpenzuara për tendera dhe investime në ujësjellës.

Deklarate e Partise Demokratike Dega Vlore, nga anetari i Keshillit Kombetar te PDSH-se, z.Rezenbrik Serjani:

KORRUPSIONI NË BASHKINË VLORË DHE NË NDËRMARRJEN E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE PO HELMON VLOREN

Skandali i dy ditëve të fundit me pergjegjes direkt Bashkine Vlore, Kryetaren arrogante te saj dhe drejtuesit e korruptuar te Ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizime Vlore; ku një grup fëmijësh u paraqitën pranë Spitalit Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe me simptoma të theksuara helmimi, duket se ka detyruar institucionet e përgjumura patronazhiste të Vlorës të kujtohen mbi shkaqet reale që çuan në këtë situatë dhe ti detyroje keto te fundit per te bere punen qe kane detyrim institucional dhe ligjor.

Sipas rezultateve të analizave biokimike, helmimi i fëmijëve dyshohet se ka ardhur si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm me E. coli, bakter që eshte tregues i ndotjes fekale dhe i pranisë së ujit te kontaminuar.

Akoma më tej, analizat dhe provezat e marra nga depozitat e ujit që furnizojnë lagjet e qytetit të Vlorës tregojnë, se klorifikimi në burimet që furnizojnë pothuajse të gjithë rrjetin e ujësjellësit të qytetit është nën normat e nevojshme. Një situatë e tillë eshte jashtëzakonisht serioze mbi sigurinë e ujit që mbërrin në çdo rubinete, te çdo familje vlonjate.

Kjo situatë i ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e përgjegjshmërisë institucionale. Këtu kemi të bëjmë me një rast flagrant, ku ndërthuren korrupsioni, papërgjegjshmëria institucionale dhe shkelja e të drejtave themelore të njeriut, duke e kanalizuar këtë situatë drejt një krize të rëndë humanitare.

KORRUPSIONI JU KA VESHUR SYTË!

Kryetarja e Bashkisë Vlorë dhe i gjithe ekipi drejtues i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve si vater gangrene korrupsioni dhe abuzimi me aksionere lubine e Bashkisë Vlorë dhe gjysma tjetër nga lubia Balluku, janë shndërruar në një tufë drejtuesish anormale që, në emër të korrupsionit dhe interesave të tyre, po shkelin çdo normë institucionale, morale dhe humane.

Sot qyteti i Vlorës ndodhet përballë një krize të rëndë të shëndetit publik, me pasoja potencialisht humanitare. Qyteti prej vitesh është nën thundrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit institucional. Ujësjellësi i Vlorës është rasti tipik, institucioni gangrenë që çdo ditë po e ha, po e bluan dhe po e shkatërron këtë qytet.

Miliona euro tendera, miliona euro prokurime, miliona euro gjoja investime dhe sot, pas gjithë këtyre viteve, përballemi me raste tronditëse mbi kontaminimin e ujit të pijshëm që furnizon familjet vlonjate.

Ku kanë shkuar milionat e tenderave? Ku kanë përfunduar milionat e investimeve? Kush mban përgjegjësi për këtë situatë?

Rasti në fjalë, krahas mungeses se ujit, rrezikojne drejtpërdrejt përditshmërinë, shëndetin dhe jetën e çdo familjeje vlonjate. kontaminimi i depozitave të ujit dhe të rrjetit të furnizimit kanë prekur një çështje jetike për qytetin, duke shkelur çdo normë njerëzore, morale dhe institucionale.

Në Vlorë duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme!

Kryetarja e Bashkisë Vlorë dhe i gjithë zinxhiri drejtues i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve duhet të jenë objekt i menjëhershëm i hetimeve penale, për të zbardhur përgjegjësitë dhe për të vënë përpara drejtësisë çdo person që ka kontribuar, me veprime apo mosveprime, në krijimin dhe lejimin e kësaj situate.

I bëjmë thirrje Prefektes së Qarkut Vlorë të mbledhë në mënyrë urgjente strukturat dhe ekipet e emergjencave civile, për të vlerësuar situatën dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Vlorës të nisë menjëherë hetimet, të sekuestrojë dokumentacionin përkatës, të verifikojë analizat e ujit, tenderat dhe investimet ndër vite dhe të identifikojë përgjegjësit. Kemi të bëjmë me një rast të rëndë të cenimit të shëndetit publik dhe që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi penale.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë sot minimalisht duhet të japë dorëheqjen!

Vlora nuk mund të vazhdojë të paguajë faturën e korrupsionit, të klientelizmit dhe të keqmenaxhimit institucional.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.