Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
POLITIKE

Nga “Mjaft” në majat e PS-së, Artan Hoxha: Spiropalin e bëri Rama, jo gara

P
Piranjat24 November 2026, 22:13 · 3 min lexim
Nga “Mjaft” në majat e PS-së, Artan Hoxha: Spiropalin e

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe reagimet e Elisa Spiropalit ndaj drejtimit të partisë, duke ia atribuar kryeministrit Edi Rama përgjegjësinë për ngjitjen e saj në hierarkinë politike të PS-së. Hoxha deklaroi se Spiropali nuk është promovuar përmes garës apo konkurrencës brenda strukturave socialiste, por është afruar dhe mbështetur drejtpërdrejt nga Rama. Sipas gazetarit, kryeministri ka shmangur edhe procedurat e brendshme të partisë për ta vendosur atë në pozicione të rëndësishme drejtuese.

Hoxha kujtoi edhe angazhimin e mëparshëm të Spiropalit në lëvizjen “Mjaft” dhe më pas në G-99, duke theksuar se kalimi i saj në PS dhe promovimi në poste të rëndësishme politike janë bërë me mbështetjen e kryeministrit.

“Zonja nuk e ka sjellë gara dhe as konkurrenca e PS. E ka bërë Rama. Kjo zonjë u mor nga jashtë dhe u implementua në trupin e PS nga Edi Rama. Shumë socialistë të tjerë, që mbase e meritonin të ishin aty, u nxorën nga gara, të vendosej aty Spiropali”, u shpreh gazetari.

Duke folur për reagimet e fundit të Spiropalit dhe mundësinë e një përballjeje të drejtpërdrejtë me kryeministrin, Hoxha u shpreh se ish-ministrja nuk ka aktualisht mbështetjen politike dhe strukturën e nevojshme për të sfiduar Ramën.

Sipas tij, reagimet e kryeministrit ndaj Spiropalit janë të tepruara, pasi, në vlerësimin e tij, ajo nuk përbën një kundërshtare me ndikim të konsiderueshëm brenda partisë. Përkundrazi, Hoxha argumentoi se përjashtimi i saj mund t’i japë më shumë vëmendje politike sesa ka aktualisht.

“Ajo nuk bën dot luftë me Ramën. Nuk ka as këllqe, as mundësi, as projekt. Nuk bën dot ajo luftë me Ramën. E ka faktorizuar reagimi i Ramës, që më duket i palogjikshëm. Pse merresh? Çfarë dëmi të bën Elisa Spiropali? Çfarë mbështetje ka ajo? Duke e përjashtuar e faktorizon, sepse ajo nuk ka asgjë në dorë”, deklaroi Hoxha.

Në përfundim, gazetari e lidhi situatën aktuale me mënyrën se si Rama ka ndërtuar dhe promovuar figura të caktuara brenda PS-së, duke e përmbledhur qëndrimin e tij me shprehjen se kryeministri po përballet sot me pasojat e zgjedhjeve të tij të mëparshme politike.

“Rama po korr çfarë ka mbjellë. Mbolli Elisën dhe po korr Elisën”, përfundoi Artan Hoxha.
 
 
 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.