Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol...
POLITIKE

Berisha: Sot, e vërteta më tragjike është se Edi Rama dhe regjimi i tij përbën një rrezik ekzistencial për Shqipërinë

P
Piranjat24 November 2026, 19:51 · 5 min lexim
Berisha: Sot, e vërteta më tragjike është se Edi Rama dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë takimit me demokratët në Durrës se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, por sipas tij, edhe në një moment shpresëdhënës. Ai vlerësoi protestat e zhvilluara në qershor dhe revoltën studentore, duke i cilësuar si shprehje të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë, si dhe u shpreh se Rama nuk arriti të largohej nga pushteti pas protestave, por u diskreditua në arenën ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për dëmtimin e Durrësit përmes ndërtimeve pa kriter, duke përmendur edhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako. Ai e cilësoi qeverinë Rama si rrezik për vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen kundër saj, duke deklaruar se Rama i ka kohërat e numëruara.

Berisha: Ky ishte terreni, ky ishte mjedisi në të cilin në fillim të muajit qershor, Shqipëria njohu shpërthimin më të fuqishëm popullor. Do ta quaja dhe e quaj me bindjen më të thellë një nga mrekullitë më të mëdha të shqiptarëve ku me dhjetëra dhe qindra mijëra mbushën rrugët, sheshet e Tiranës pa dallime partiake, socialistë, demokratë, të paparti, punonjës... më njoftonin demokratët edhe të kryeministrisë, edhe të institucioneve të tjera. Shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pakënaqësia dhe urrejtja ndaj regjimit. Në fakt, emri i shqiptarit u lartësua më shumë se kurrë.

Njerëzit e qytetëruar, ua them unë ju, shtrojnë gjithnjë një pyetje për popujt e shtypur: Si e durojnë? Më thoshte mua një zyrtar më i lartë i BE, Sali, po si ka mundësi që i durojnë socialistët shqiptarë, qytetarët kur këta haptas duan të pengojnë integrimin?

Pra, shqiptarët u ngritën në mënyrën më të fuqishme. Ajo lëvizje nuk realizoi qëllimin, dorëheqjen e Edi Ramës, po ajo lëvizje e tërhoqi zvarrë atë në rrugët e Tiranës dhe në të gjitha pistat e opinionit publik ndërkombëtar, e damkosi dhe dëshmoi se çfarë ishte ky. Pas saj, erdhi revolta studentore. Nuk ka parë Tirana vajza dhe djem më trima se ata, prandaj i thashë Edi Ramës, fjalën e fundit e ka sovrani, bëj sa të duash mbledhje prapa shpine dhe çdo gjë, por e garantoj se sovrani do t’i thotë atij atë që meriton. Pra, e bëra këtë analizë për të theksuar se jemi në një situatë në krizë të thellë, por në një situatë realisht shpresëdhënëse. Jemi në agun e një fitoreje të vërtetë mbarëshqiptare. Edi Rama i ka kohërat e numëruara. Regjimi i tij është sot regjimi më i diskredituar në Evropë dhe në botë. 

Por jemi në një moment kritik, në një moment ku çdo qytetar shqiptar ftohet të bashkohet kundër kësaj të keqe më të madhe. Miq, në qoftë se ne kemi qëndruar, në qoftë se ne kemi mbetur të pamposhtur, njerëz jemi ne, nuk është se nuk i ndjejmë dhimbjet, nuk është se nuk i ndjejmë sakrificat, nuk është se nuk e ndjejmë lodhjen, por ne na mban të fortë dhe në këmbë besimi ynë tek e vërteta. Ne mbrojmë të vërtetën. Ne gjatë gjithë kohës kemi mbrojtur ato të vërteta që kemi besuar. Sot, e vërteta më tragjike është se Edi Rama dhe regjimi i tij përbën një rrezik ekzistencial për Durrësin, Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët në Shqipëri. 

Para se të vija këtu, më pyeti gazetari, po i thashë, cfarë të them, a ka qytet tjetër, a ka një qytet të dytë në Shqipëri apo Evropë që të ketë pësuar ato që ka pësuar Durrësi nga betoni i Gjushit? Edhe 100 vite burg meriton ai. Prisni se do t’i marrim pak kështu. Në vitin 2000, unë në Bruksel, aty takoj një zyrtar italian të Komisionit Evropian dhe ulem unë e po ia përshkruaj regjimin e Nanos. Në atë kohë kishte plot gazeta me tituj, mafia e rrezikshme shqiptare, etj me radhë. Më thotë mua, kanë filluar të bëjnë bamirësira? Jo, i thashë, nuk kanë filluar. Qenke mirë, më thotë, se kur fillon mafia me bamirësinë, atëherë përbën problem. Këta japin pensione, këta marrin vendime, këta japin leje ndërtimi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.