Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
AKTUALITET

Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet

Përdorimi gjithnjë e më i madh i internetit dhe mjeteve digjitale po shoqërohet edhe me shqetësime të reja për sigurinë

P
Piranjat 8 November 2026, 11:56 · 3 min lexim
Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja

Përdorimi gjithnjë e më i madh i internetit dhe mjeteve digjitale po shoqërohet edhe me shqetësime të reja për sigurinë, privatësinë dhe ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme. Në Shqipëri, shqetësimi kryesor lidhet me sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në internet, një temë që rezulton më e theksuar se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit Balkan Barometer 2025, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), 50% e të anketuarve në Shqipëri përmendin sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve si shqetësimin kryesor që lidhet me përdorimin e internetit. Kjo është 7 pikë përqindje mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor, ku ky shqetësim ndahet nga 43% e qytetarëve.

Në vendin e dytë renditen krimet në internet, si vjedhja e të dhënave personale apo e informacionit të kartave bankare. Për këtë rrezik shprehen të shqetësuar 39% e shqiptarëve, pothuajse në të njëjtin nivel me mesataren rajonale prej 40%.

Një tjetër element ku Shqipëria qëndron nën mesataren rajonale është siguria e pagesave online. Vetëm 21% e të anketuarve në vend e identifikojnë këtë si shqetësim, kundrejt 26% në nivel rajonal. Ndërkohë, 13% shprehen të shqetësuar për mungesën e aftësive të nevojshme digjitale për të përdorur në mënyrë aktive teknologjinë, njësoj sa mesatarja e rajonit.

Edhe frika se përdorimi i inteligjencës artificiale mund të çojë në humbjen e vendeve të punës rezulton relativisht e ulët në Shqipëri. Vetëm 6% e të anketuarve e përmendin këtë si shqetësim, krahasuar me 8% në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, një nga të dhënat më interesante të raportit lidhet me qytetarët që nuk shohin arsye për t’u shqetësuar nga shtimi i përdorimit të internetit dhe mjeteve digjitale. Në Shqipëri, kjo përgjigje regjistron 30%, kundrejt 22% në mesataren rajonale. Shqipëria ka kështu përqindjen më të lartë në rajon të personave që deklarojnë se nuk shqetësohen nga këto zhvillime./Scan

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.