AKTUALITET

Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Athinë që u mori jetën 3 shqiptarëve. Identifikohen tre hajdutët e bakrit 

Piranjat Përditësimi i fundit 29 October 2026, 19:13

Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Athinë që u mori

Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifikuar tashmë nga autoritetet. Hetuesit kanë gjetur pamje filmike ku ata shfaqen duke hyrë në një ndërtesë trekatëshe disa orë para shpërthimit dhe duke dalë me vrap vetëm pak minuta më vonë, duke mbajtur me vete një copë tubi bakri. Laboratorët e Universitetit Politeknik kanë përcaktuar pikën e saktë të rrjedhjes së gazit.

Sipas informacioneve të publikuara nga protothema.gr, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Zjarrit, pranë Shërbimit Zjarrfikës, kanë arritur në përfundimin se shpërthimi u shkaktua nga vjedhja dhe dëmtimi i një tubacioni nga tre persona, në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se nga provat e mbledhura rezulton që, disa orë para shpërthimit, tre burra, një shtetas shqiptar dhe dy grekë, iu afruan ndërtesës me qëllim vjedhjen e tubave.

Dy prej tyre hynë në godinë dhe kaluan në shkallët pa dritare, ku ndodhej matësi i gazit, me synimin për të shkëputur tubat. Gjatë përpjekjes, ata prenë njërin prej tubacioneve të furnizimit me gaz natyror, duke shkaktuar rrjedhjen.

Gazi natyror u përhap në ambientet e ndërtesës dhe u grumbullua në katin e dytë, ku banonte çifti i moshuar. Në një moment, kur gruaja u ngrit dhe, sipas dyshimeve, ndezi një çelës elektrik, ndodhi shpërthimi fatal.

Autoritetet kanë identifikuar tre personat e dyshuar, ndërsa arrestimi i tyre konsiderohet çështje orësh, sipas raportimit të medias greke.

Autobusi shkollor i shpëtoi shpërthimit për pak sekonda

Siç shihet edhe në një fotografi të publikuar nga protothema, flakët e shpërthimit janë të dukshme si në katet e sipërme, ashtu edhe në katin përdhes. Kjo shpjegohet me faktin se gazi natyror ishte përhapur në të gjithë hapësirën e ndërtesës.

Një tjetër detaj tronditës është fakti se furgoni i zi që duket në fotografi ishte një automjet transporti për nxënësit e shkollës. Ai kaloi pranë ndërtesës vetëm pak çaste përpara se godina të shpërthente, duke shmangur për mrekulli një tragjedi të mundshme edhe më të madhe.

Dy çiftet që humbën jetë kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës. Florida Hoxha dhe Ian Alexander Kirkpatrick ishin martuar së fundmi dhe ndodheshin në Greqi për muajin e mjaltit, ndërsa Eris Cani dhe Florin Hoxha prisnin një fëmijë. 

/PiranjatNews/

Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Athinë që u mori

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?