Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami”... Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve Uji përmbyt klasat e shkollës në Oreshkë të Kukësit pas dëmtimit të çatisë nga era, por institucionet nuk n... Policia del me njoftim për vrasjen e Selami Hasanit, ngjarja në oborrin e banesës, i plagosur vëllai i vikt... Gjendet i vrarë Sel Çami, kishte kryer dënimin për vrasjen e nipit të Ben Qimes! I plagosur i vëllai Media britanike: Çdo ditë burgoset një trafikant shqiptar droge, TikTok-u po ushqen ciklin e krimit Vrasje në Fier, ekzekutohet një person (EMRI) Deklaratat e Spiropalit dhe Veliajt për Ramën dhe Ballukun, Kalaja: Në Partinë Socialiste është hapur puset... Reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë në tri bashki të Kukësit Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës Molly Meldrum, njeriu që zbuloi dhe promovoi yjet e... Moti i keq godet Shkodrën, dëmtime në banesa e shkolla, ndërpritet energjia, bllokohen disa akse rrugore Lufta Ukrainë-Rusi zhvendoset drejt Mesdheut? Goditet dhe fundoset një anije luftarake ruse në portin e Ben...
AKTUALITET

Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami” që u vra sot?

Selami Hasani, i njohur në Fier edhe me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele, kishte një të kaluar të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

P
Piranjat23 November 2026, 10:39 · 2 min lexim
Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga

Selami Hasani, i njohur në Fier edhe me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele, kishte një të kaluar të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje, pas një përplasjeje të përgjakshme të ndodhur në vitin 2002 në qendër të Fierit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Ngjarja që e bëri të njohur emrin e Hasanit ndodhi më 25 mars 2002, pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës”. Gjatë një shkëmbimi zjarri mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit.

Sipas dosjes hetimore dhe raportimeve të kohës, në këtë ngjarje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. Përplasja dyshohet se kishte si shkak një hasmëri të vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

Shtatë vite në kërkim, u arrestua nga RENEA

Pas ngjarjes së rëndë, Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati. Ai u arrestua më 12 gusht 2009 nga forcat speciale RENEA, gjatë një operacioni të zhvilluar në Fier, të koduar “Parukieri”.

Gjatë arrestimit, policia i gjeti dhe sekuestroi dy pistoleta. Për ngjarjen e vitit 2002, Hasani ishte dënuar me 25 vite burg.

Doli nga burgu pas 11 vitesh

Pavarësisht dënimit me 25 vite heqje lirie, Selami Hasani la qelinë në shtator të vitit 2022, pasi kishte vuajtur rreth 11 vite burg.

Emri i tij ishte prej vitesh i njohur në Fier, për shkak të historisë së konflikteve dhe hasmërisë mes familjeve, që ndër vite janë shoqëruar me episode të rënda kriminale.

Tashmë, Hasani është viktima e një tjetër atentati me armë zjarri, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.