Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Deklaratat e Spiropalit dhe Veliajt për Ramën dhe Ballukun, Kalaja: Në Partinë Socialiste është hapur puset... Reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë në tri bashki të Kukësit Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës Molly Meldrum, njeriu që zbuloi dhe promovoi yjet e... Moti i keq godet Shkodrën, dëmtime në banesa e shkolla, ndërpritet energjia, bllokohen disa akse rrugore Lufta Ukrainë-Rusi zhvendoset drejt Mesdheut? Goditet dhe fundoset një anije luftarake ruse në portin e Ben... Sulmi ndaj anijes luftarake ruse ka pasur origjinë nga territori shqiptar? MEPJ: Pretendime të pavërteta! “Alienët po jetojnë mes nesh dhe po sfidojnë ushtrinë amerikane”, pretendimi i ish-kontraktorit të Pentagon... Plagosje me thikë në Pogradec VIDEO/ Reshje shiu intensive, rrugët e Tiranës mbushen me ujë Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës... Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe dy helikopterë të NATO-s pranë kufirit me Ukra... Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Brigitte Macron në qendër të një skandali! Akuza për ngacmim seksual dhe pre...
POLITIKE

Deklaratat e Spiropalit dhe Veliajt për Ramën dhe Ballukun, Kalaja: Në Partinë Socialiste është hapur puseta

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto ka qene kreu i PD Krujë, Aulon Kalaja. Gjatë bisedës me moderatorët e 'Kafe Shqeto' Flavio Qarri dhe Greta Togani, ai ka komentuar situatën dhe zhvillimet...

P
Piranjat23 November 2026, 09:42 · 4 min lexim
Deklaratat e Spiropalit dhe Veliajt për Ramën dhe Ballukun, Kalaja:

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto ka qene kreu i PD Krujë, Aulon Kalaja.

Gjatë bisedës me moderatorët e 'Kafe Shqeto' Flavio Qarri dhe Greta Togani, ai ka komentuar situatën dhe zhvillimet në Partinë socialiste.

Flavio Qarri: I beson vërtetë takatit të Veliaj dhe Spiropalit që të mund ta sulmojnë vërtete Ramën në këto momente.

Aulon Kalaja: Shiko. Ata kanë qenë shokë të ngushtë. Spiropali me Veliajn kanë qenë pjesë e Mjaftit dhe për mendimin tim janë një fluks. Por në raport me Ramën sigurisht që është një shqetësim i madhe. Sidomos Veliaj që i njef Ramës se sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë. Por pyetja është , a do flasë apo nuk do flasë? Pra kjo është ajo që do na interesonte neve. Në rast se ky do dalë dhe do të thotë vetëm për hallet e vete që nuk po i çojnë bukë tek burgu apo ka probleme me shëndetin, dhe që nuk pranon narkozën e Ramës tek Spitali i Fierit. Unë mendoj që këtu pastaj mbetemi në suazën e halleve personale.  

Janë halle burgu të cilët ne nuk i ndihmojmë, dhe duhet ti zgjidhin vetë me njeri tjetrin. Në rast se pastaj ka diçka publike me interes publik apo një gjë tjetër që u intereson shqiptarëve. Këtu sigurisht që ka moment për ta parë më shumë vëmendje madje. Pra pyetja jote është a kanë fuqi apo jo. Unë mendoj që Erion Veliaj ka shumë fuqi për shkak se ka qenë paradhoma e Edi Ramës dhe ka qene ylli në ngritje. Ai u bë kryetar i bashkisë së Tiranës për tu bërë një ditë kryeministër. Të paktën kështu ëndërronte, ndërsa Sipropali ka një marrëdhënie të caktuar me dosjet, Ju e dini shumë mirë që zonja në fjalë furnizonte shërbimet partneri, madje ju premtua në një kohë që mund të ishte edhe kryeministre e Shqipërisë, me gjithë atë furnizim dosjesh që u bënte Gjermanëve.

Flavio Qarri: Ju premtua apo e kërkoi që të ishte ajo kryeministre.

Aulon Kalaja: Tani këtu është një moment për tu spekuluar me këtë. Por jo ka një të drejtë për hir të se vërtetës që thotë distancohuni nga korrupsioni. Nuk e di nëse zonja është e korruptuar ose jo por ajo i thotë largohu nga zonja Belinda Balluku. Kjo është ajo që pritej të ndodhte në Partinë Socialiste, ka plasur, është hapur puseta se s’po them ndonjë term tjetër dhe sigurisht që do dalin kundërmime të fuqishme. Kemi edhe njerëz të tjera të cilëve u janë prishur interesat por i është prishur karriera nga Belinda Balluku, sepse ajo është emineneca gri sot në PS që ka gjysmën e kabinetit qeveritar, ka drejtorët e policisë së shtetit, ka njerëzit me të rëndësishëm te tatimet e kështu me radhë. Por ajo që më habit mua është hetimi i zonjës Spiropali pikërisht sapo ajo flet për çështjen e Belinda Ballukut. Pra duket si një rreth vicioz që këta nuk e dinë se kush do ja fusë njëri –tjetrit me pak fjalë....

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.