Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-Prokurorit të Përgjithshëm E ekzekutuan më 23 nëntor, 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel Çami” u lirua nga qelia një javë... Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami”... Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve Uji përmbyt klasat e shkollës në Oreshkë të Kukësit pas dëmtimit të çatisë nga era, por institucionet nuk n... Policia del me njoftim për vrasjen e Selami Hasanit, ngjarja në oborrin e banesës, i plagosur vëllai i vikt... Gjendet i vrarë Sel Çami, kishte kryer dënimin për vrasjen e nipit të Ben Qimes! I plagosur i vëllai Media britanike: Çdo ditë burgoset një trafikant shqiptar droge, TikTok-u po ushqen ciklin e krimit Vrasje në Fier, ekzekutohet një person (EMRI) Deklaratat e Spiropalit dhe Veliajt për Ramën dhe Ballukun, Kalaja: Në Partinë Socialiste është hapur puset... Reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë në tri bashki të Kukësit Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës Molly Meldrum, njeriu që zbuloi dhe promovoi yjet e...
AKTUALITET

Uji përmbyt klasat e shkollës në Oreshkë të Kukësit pas dëmtimit të çatisë nga era, por institucionet nuk ndërhyjnë!

P
Piranjat23 November 2026, 10:33 · 1 min lexim
Uji përmbyt klasat e shkollës në Oreshkë të

Një tjetër rast shqetësues vjen në redaksinë e Piranjat News, këtë herë nga fshati Oreshkë, në Njësinë Administrative Shishtavec, Bashkia Kukës.

Një qytetar denoncon gjendjen e rëndë në shkollën fillore të zonës, ku çatia është dëmtuar që prej ditës së enjte, si pasojë e erërave të forta. 

Sipas denoncuesit, pavarësisht dëmeve të shkaktuara, asnjë institucion nuk po merr përsipër riparimin e saj.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë pas reshjeve të ditëve të fundit. Uji ka depërtuar nga çatia e dëmtuar dhe, sipas denoncimit të mbërritur në Piranjat News, ka përfunduar brenda klasave, duke krijuar kushte shqetësuese në ambientet ku zhvillohet mësimi.

Qytetari i bën apel institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për riparimin e çatisë, përpara se dëmet të bëhen edhe më të mëdha dhe të rrezikohet mbarëvajtja e procesit mësimor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.