Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët
LIFESTYLE

Njeriu më i pasur i Evropës shtyn pensionin deri në moshën 95-vjeçare

P
Piranjat26 November 2026, 20:35 · 2 min lexim
Njeriu më i pasur i Evropës shtyn pensionin deri në moshën

- Njeriu më i pasur i Evropës, Bernard Arnault, ka zgjatur dëri në 95 vite moshën për daljen në pension, një veprim që do t'i lejojë atij të qëndrojë në krye të perandorisë së mallrave luksoze LVMH për 18 vjet të tjera. Roli i tij si partner i përgjithshëm menaxhues i kompanisë holding që kontrollon LVMH u zbulua në dosjet e kompanisë gjatë kësaj jave në Paris.

Arnault, 77 vjeç, është në prag të forcimit të kontrollit të familjes së tij mbi biznesin që zotëron më shumë se 70 marka luksoze, duke përfshirë këtu Louis Vuitton, Christian Dior, Dom Pérignon dhe Tiffany. Një dokument i “projet de fusion”, i cili nënkupton një plan bashkëimi i paraqitur në zyrën e pronësisë intelektuale të Francës tregon se kufiri i moshës së partnerit të përgjithshëm drejtues “është deri në 95 vjeç”.

Pasuria e Arnault vlerësohet në rreth 100 miliardë paund, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Ky veprim i ri është hartuar për të përmirësuar strukturën korporative të familjes dhe për të siguruar kontrollin shumëgjeneracional të grupit. Ai e rriti për herë të parë limitin maksimal të moshës së LVMH për kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv nga 75 në 80 në vitin 2022, dhe aksionarët më vonë miratuan rritjen e tij më tej në 85 në prill 2025.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.