Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave Zyrtarizohet drafti/ Qeveria krijon “KAYO”-n e Shëndetësisë Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën 11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë kapet sërish mat në Tiranë! S’ka trena, por ka tendera: 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e linjave që s’ekzistojnë Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku
POLITIKE

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Ohad Nakash Kaynar: Shteti izraelit nuk fshihet pas biznesmenit Ron Yeffet, çdo shkelje të hetohet nga drejtësia

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, është distancuar nga çdo lidhje e pretenduar mes shtetit izraelit dhe biznesmenit Ron Yeffet, emri i të cilit është lakuar në media në lidhje me skandalet në industrinë e armatimeve në Shqipëri. I pyetur gjatë intervistës në emisionin Newscast të gazetarit Arbër Hitaj nëse biznesmeni […]

P
Piranjat27 November 2026, 22:12 · 2 min lexim
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Ohad Nakash Kaynar: Shteti izraelit

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, është distancuar nga çdo lidhje e pretenduar mes shtetit izraelit dhe biznesmenit Ron Yeffet, emri i të cilit është lakuar në media në lidhje me skandalet në industrinë e armatimeve në Shqipëri.

I pyetur gjatë intervistës në emisionin Newscast të gazetarit Arbër Hitaj nëse biznesmeni Ron Yeffet ka lidhje me qeverinë izraelite, diplomati sqaroi se ai është një individ privat me shtetësi amerikane dhe shqiptare, dhe se aktiviteti i tij nuk ka asnjë prapavijë shtetërore nga Izraeli.

“Nëse nuk gabohem, ai ka pasaportë amerikane dhe gjithashtu pasaportë shqiptare. Sa i përket asaj që thonë njerëzit se pas tij fshihet qeveria izraelite e kështu me radhë, ja se çfarë them: ne i shesim armë botës, por të thuash se Izraeli fshihet pas këtij biznesmeni – nëse ai ka bërë diçka të gabuar, gjë që nuk e di dhe duhet të zbulohet nga hetimet këtu, unë nuk jam jurist – Izraeli do t’i bëjë gjithmonë bizneset e tij të industrisë së mbrojtjes mbi tavolinë, në mënyrë transparente,” deklaroi ambasadori Kaynar.

Ai theksoi se nëse ka pasur veprime të paligjshme, autoritetet shqiptare duhet t’i hetojnë dhe t’i çojnë para drejtësisë përgjegjësit, duke nënvizuar se çështja e një biznesmeni të vetëm nuk lidhet me marrëdhëniet zyrtare mes Izraelit dhe Shqipërisë.

“Nëse gjërat bëhen në mënyrë të paligjshme, kushdo që i ka bërë ato duhet të hetohet dhe, nëse është e nevojshme, duhet të ndiqet penalisht. Kjo është diçka e jashtme në raport me marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë – është një biznesmen i vetëm,” u shpreh diplomati izraelit.

Ndër të tjera, Kaynar shtoi se Izraeli është një nga eksportuesit më të njohur të sistemeve të mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike në botë, por këmbënguli se marrëveshjet zyrtare të shtetit izraelit realizohen vetëm në rrugë të pastër dhe transparente.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.