Porto shkatërron 4-1 Napolin, Dortmund mposht 2-1 Betis

Manchester City dhe Arsenal morën tri pikët në transfertë, në Champions League. Porto dhe Borussia Dortmund festuan përpara tifozëve të tyre, me portugezët që regjistruan një fitore 4- me 1 ndaj Napolit.
Manchester City dhe Arsenal konfirmojnë ambiciet në Champions League, me dy fitore të rëndësishme në transfertë. Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi 3-2 ndaj Leipzigut në një përballje dramatike. Haaland vulosi suksesin në minutat e fundit, pas një ndeshjeje ku gjermanët arritën të riktheheshin dy herë në rezultat. Një fitore që e mban Cityn në garën për pozitat e para të fazës së ligës.
Edhe Arsenali mori tri pikët në Pragë, duke mposhtur 2-1 Slavian. Madueke dhe Viktor Gyokeres realizuan për londinezët, të cilët u frikësuan në fund pas golit të Novak në kohën shtesë. Megjithatë, skuadra e Artetës arriti të ruante avantazhin dhe të largohej me një fitore të rëndësishme qe e ngjit në vendin e tretë
Në Portugali, festa ishte edhe më e madhe. Porto mposhti 4-1 Napolin, duke dominuar përballjen dhe duke marrë pikët e plota. Kjo fitore mban gjallë shpresat për një vend në plej of për portugezët, ndërsa për napolitanët situata komplikohet shumë, pasi renditet në vendin e 27.
Ndërkohë, Borussia Dortmund fitoi 2-1 ndaj Real Betis, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Pas këtij rezultati, të dyja ekipet renditen në vend të 11 dhe 12, me pikë të barabarta dhe golavarazh të njëjtë.
Mbrëmje e hidhur për PSV Eindhoven, që u mposht 2-1 nga Club Brugge në Holandë. Belgët siguruan një fitore me peshë në transfertë duke u renditur mes 10 më të mirëve, ndërsa PSV mban vendin e fundit që të dërgon në play of.
Edhe Sabah pësoi një humbje të thellë, 4-1 ndaj Viking në Norvegji, duke mos arritur të përsërisë suksesin e mëparshëm në këtë kompeticion.
Lexo edhe
SPORT
Ronaldo njofton tërheqjen, i jep fund karrierës me Portugalinë

Familja Leclerc zgjerohet! Piloti i Ferrarit dhe partnerja e tij mirëpresin vajzën e parë me emrin Bianca

ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n

Arsenal rikthehet te fitorja në Champions, mposht Spartën e Pragës në transfertë

Amorim harron derbin me Interin, Milani synon Europën: Duam të shkojmë deri në fund!





