Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar VIDEO/ Reshje shiu intensive, rrugët e Tiranës mbushen me ujë Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës... Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe dy helikopterë të NATO-s pranë kufirit me Ukra... Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Brigitte Macron në qendër të një skandali! Akuza për ngacmim seksual dhe pre... Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot “The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tron... Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar Horoskopi/ Një ditë plot emocione, fat dhe vendime të rëndësishme për 12 shenjat! Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza
BOTA

Panik në koncertin e Don Toliver në Mançester, lëshohet substancë e panjohur në turmë, mbi 50 persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një koncert i reperit amerikan Don Toliver në Mançester është ndërprerë dhe salla është evakuuar pas lëshimit të një substance të panjohur në turmë, e cila shkaktoi shqetësime shëndetësore te dhjetëra persona. Incidenti ndodhi në Co-op Live Arena, ku ndodheshin rreth 12 mijë spektatorë. Policia e Mançesterit të Madh shpalli gjendjen e emergjencës pak pas […]

P
Piranjat23 November 2026, 08:56 · 2 min lexim
Panik në koncertin e Don Toliver në Mançester, lëshohet

Një koncert i reperit amerikan Don Toliver në Mançester është ndërprerë dhe salla është evakuuar pas lëshimit të një substance të panjohur në turmë, e cila shkaktoi shqetësime shëndetësore te dhjetëra persona. Incidenti ndodhi në Co-op Live Arena, ku ndodheshin rreth 12 mijë spektatorë.

Policia e Mançesterit të Madh shpalli gjendjen e emergjencës pak pas orës 22:00 të së dielës, pas raportimeve se disa persona kishin filluar të ndiheshin keq. Substanca fillimisht u dyshua se mund të ishte gaz lotsjellës, por shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e panikut, teksa njerëzit vrapojnë drejt daljeve, kolliten dhe mbulojnë fytyrat, duke u përpjekur të largohen nga salla.

Në një njoftim të publikuar pas orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, autoritetet konfirmuan se evakuimi ishte përfunduar me sukses. Disa persona morën ndihmë mjekësore në vendngjarje, ndërsa një prej tyre u transportua me urgjencë në spital.

 

Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Veriperëndimore bëri me dije se më shumë se 50 persona u trajtuan për simptoma që prekën sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

Ndërkohë, drejtuesit e Co-op Live Arena deklaruan se po bashkëpunojnë me policinë për të zbardhur shkaqet e incidentit dhe për të përcaktuar se çfarë substance u lëshua në turmë.

Koncerti ishte pjesë e turneut “Nitrous” të Don Toliver. Reperi amerikan pritet të performojë këtë të hënë në O2 Arena të Londrës dhe të martën në OVO Arena Wembley.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.