VIDEO/ Irani demonstron fuqinë ushtarake. Prezanton një lëshues të ri raketash

Irani prezantoi sot një lëshues të ri raketash, në një veprim sfidues ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat së fundmi kryen sulme në një ishull iranian. Kështu bëhet e ditur përmes pamjeve të transmetuara nga televizioni shtetëror.
Videoja publikohet në një kohë kur negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, e cila shpërtheu pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj Teheranit në fund të shkurtit, kanë hyrë në një ngërç.
Pamjet e transmetuara të shtunën tregojnë gjeneralin Ahmad Vahidi, komandant i Gardës Revolucionare, forcës së fuqishme ushtarake të Republikës Islamike, gjatë një vizite në një bazë ushtarake nëntokësore. Në një pozicion të dukshëm aty ndodhet një lëshues i ri, i cili, sipas televizionit shtetëror, ka kapacitetin të lëshojë dy raketa njëkohësisht.
I shoqëruar nga kreu i forcave hapësinore të Gardës Revolucionare, Majid Mousavi, Vahidi inspekton tunelet ku ruhen raketat dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa udhëton me një automjet ushtarak.
Televizioni shtetëror nuk bëri të ditur se kur u zhvillua ky inspektim dhe as vendndodhjen e bazës ushtarake.
“Dëmet që ka pësuar armiku ynë janë vetëm fillimi. Do të jemi dëshmitarë të poshtërimit të tij”, deklaroi Vahidi gjatë vizitës, sipas pamjeve televizive.
Nga ana e tij, Mousavi u shpreh: “Kapacitetet tona janë rritur gjatë dy konflikteve të fundit dhe sistemet tona të avancuara të armëve mund ta gjunjëzojnë armikun”.
Më 10 nëntor, Garda Revolucionare inauguroi një qytet të “raketave strategjike”, ku ruhen “armë të reja”, sipas agjencisë lokale të lajmeve Tasnim.
Irani zotëron një arsenal të madh armësh të projektuara dhe të prodhuara në vend, i cili përfshin sisteme të mbrojtjes kundërajrore, raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë). /PiranjatNews/
IRGC Commander Visits Underground Missile City https://t.co/D3sxd5cvJX https://t.co/VXxXR19zQC
— Fars News Agency (@EnglishFars) November 21, 2026
Lexo edhe
BOTA
Shefi i inteligjencës amerikane: Putini nuk është mik i SHBA-së kur bëhet fjalë për Ukrainën

Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e pilotit

Modernizimi i sistemeve, SHBA paralajmëron për ndërprerje të reja teknologjike

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender





