Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen ... U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri Nga Kane te Olise e Musiala, situatë e paprecedent te Bayern Munich, mbushet infermieria Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-Prokurorit të Përgjithshëm E ekzekutuan më 23 nëntor, 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel Çami” u lirua nga qelia një javë... Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami”... Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve Uji përmbyt klasat e shkollës në Oreshkë të Kukësit pas dëmtimit të çatisë nga era, por institucionet nuk n... Policia del me njoftim për vrasjen e Selami Hasanit, ngjarja në oborrin e banesës, i plagosur vëllai i vikt... Gjendet i vrarë Sel Çami, kishte kryer dënimin për vrasjen e nipit të Ben Qimes! I plagosur i vëllai Media britanike: Çdo ditë burgoset një trafikant shqiptar droge, TikTok-u po ushqen ciklin e krimit Vrasje në Fier, ekzekutohet një person (EMRI)
AKTUALITET

Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen 3 fëmijë

Një grua ka humbur jetën dhe tre fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e së dielës në Prata di Pordenone, në

P
Piranjat23 November 2026, 11:12 · 1 min lexim
Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr

Një grua ka humbur jetën dhe tre fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e së dielës në Prata di Pordenone, në provincën e Pordenones, në Itali.

Sipas raportimeve të mediave vendase, aksidenti ndodhi në orët e mëngjesit të së dielës, në rrugën Vittorio Emanuele. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, automjeti dyshohet se ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Sipas informacioneve të bëra publike, familja po udhëtonte drejt Villanovës, ku ishte e ftuar në një festë ditëlindjeje.

Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, 31 vjeçe, me origjinë shqiptare. Ajo udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj, të moshës 15 dhe 11 vjeç, si dhe një mik të tyre, të cilët kanë pësuar dëmtime të ndryshme.

Në gjendje më të rëndë është vajza 15-vjeçare, e cila u transportua me helikopter drejt spitalit të Udines. Dy të miturit e tjerë të plagosur u dërguan në spitalin e Pordenones, në gjendje të klasifikuar si jo kritike.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe karabinierët, ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.