E ekzekutuan më 23 nëntor, 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel Çami” u lirua nga qelia një javë më parë, autorët e vëzhguan derisa i zunë pritë në derë të shtëpisë
Selami Hasani Selami Hasani, që u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen 1 Maji të qytetit të Fierit ishte i njohur dhe me nofkat Sel Çami dhe Seli i Malit

Selami Hasani, që u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen 1 Maji të qytetit të Fierit ishte i njohur dhe me nofkat Sel Çami dhe Seli i Malit. Viktima është një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri.
Hasani është autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt. Ky i fundit njihet si “i forti i Fierit”, me pseudonimin “Ben Qimja” dhe të dy ishin në hasmëri.
Vrasja e Julian Isufaj, nipi i Ben Qimes ndodhi 23 vite më parë ndërsa autori Selamiu Hasani vritet sot në datën 23 nëntor. Nuk duket si një rastësi e numrave më shumë sesa një llogaritje me detaje për hakmarrje.
Hasani ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen, dhe është liruar një javë më parë nga qelia. Autorët e kanë survejuar në banesën e tij dhe kanë pritur datën 23 për ta ekzekutuar. Ajo që e bën dhe më tronditëse këtë ngjarje, është fakti që autorët kanë hyrë në banesën e familjes Hasani, ku përveç viktimës, kanë lënë të plagosur dhe të vëllanë e tij.
Çfarë thuhej në dosjen hetimore për përfshirjen e Hasanit, në vrasjen e nipit të Ben Qimes?
“Më datë 25 Mars 2002, në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur ‘Sheshi i Valutës’, shtetasi Pëllumb Yzeiraj ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës tip ‘Fuoristradë Benz’, ku ndodheshin shtetasit Julian Isufaj dhe Bledar Kastrati, ku për pasojë mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe Esat Taze, si dhe u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Hasani thuhet se qëndroi pranë makinës nga ku u qëllua drejt shënjestrave dhe u largua nga aty me të njëjtin automjet, i ndjekur nga një makinë e policisë.
Nga tërësia e provave të mbledhura është arritur në konkluzionin se të gjykuarit Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë siguruar makinën dhe automatikun e krimit kanë kryer vrasjen e dy personave të sipërmendur, si dhe kanë rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë.
Për këtë arsye Gjykata e Apelit ka arsyetuar se vepra kriminale është kryer për hasmëri. Pavarësisht se mbrojtja ka pretenduar se nuk është hetuar motivi i vërtetë i krimit”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Fshiheshin në tenda në mal, arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë, përplasën disa mjete policie

Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami” që u vra sot?

Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Uji përmbyt klasat e shkollës në Oreshkë të Kukësit pas dëmtimit të çatisë nga era, por institucionet nuk ndërhyjnë!

Policia del me njoftim për vrasjen e Selami Hasanit, ngjarja në oborrin e banesës, i plagosur vëllai i viktimës





