Aksident në Kukës, makina del nga rruga në “Luginën e Drinit të Zi”, plagosen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi&...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi&...
Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, ...
Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kan&eu...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor...
Dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot ...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Pak javë më parë ju treguam skemën që ka nisur të aplikohet në masë nga ekzekutivi për të anashkaluar transpar...
Avokatja Adriana Kalaja ka bërë akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën se si janë trajtuar protestuesit e arrestuar, veçanërisht të miturit dhe të rinjtë që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë.
Në një intervistë për emisionin 'Syri Digjital' në SYRI TV, me moderator Bled Markun, Kalaja i cilësoi arrestimet, shoqërimet dhe dhunën publike si forma intimidimi, me qëllim frikësimin dhe shuarjen e protestës.
Ajo denoncoi gjithashtu praninë e personave me rroba civile dhe të individëve që i cilësoi si pjesë të bandave kriminale, të cilët sipas saj veprojnë në bashkëpunim me policinë për arrestimin e protestuesve.
Intervista:
Marku: Çfarë ndodh me protestuesit e arrestuar, pasi ju kemi ndjekur dhe ju keni qenë përfaqësuesi ligjor i disave prej tyre, duke i liruar patjetër. Këto hetime kundër minorenëve, çfarë janë? Janë intimidime apo çfarë?
Kalaja: Patjetër, janë formë intimidimi edhe mënyra se si shoqërohen, arrestohen apo dhunohen publikisht, ndërkohë që qoftë policia tashmë e kriminalizuar gjer në palcë, po qoftë policët civilë, qoftë dhe pjesë të bandave kriminale, për të cilët në fakt ne presim një reagim nga SPAK-u apo Prokuroria e Tiranës, që janë evidentuar nga ne, që infiltrohen brenda turmës, bëhen bashkë me policinë me uniformë për të arrestuar protestues të ndryshëm. Kemi evidentuar që edhe vetë Policia e Shtetit është në shkelje flagrante të të gjithë akteve të miratuara për mënyrën se si funksionon kjo organizatë dhe mbi të gjitha, veprimet e tyre në këtë formë që janë bërë, përveçse janë tejkalim të çdo parametri ligjor dhe procedural, po nga ana tjetër siç e thashë, bëhen dukshëm në sy të kamerave, në sy të publikut për të intimiduar pjesën tjetër. Sepse askush nuk mund ta interpretojë faktin që një i mitur apo një i ri, i rrethuar nga 10 policë, tashmë edhe sikur të jetë ai personi që dyshohet se ka kryer një veprim të dhunshëm, në fakt kur është i neutralizuar nuk kuptohet pse duhet përdorur forca, dhuna ekstreme ndaj tij. Ndërkohë që kemi parë gjakosje, kemi parë thyerje kockash, kemi parë nxjerrjen e syrit të një të riu të fundit dhe për ta kaluar te ajo pjesa që ndoqa edhe kronikën tuaj, po ndoqa edhe fatkeqësisht një bandit që sot është ministër i brendshëm, bashkë me banditin tjetër drejtues të Policisë së Shtetit, të cilët u kujtuan vetëm sot që pretendojnë se gjoja ata janë të gatshëm të lejojnë median të bëjë punën e tyre. Në fakt ata nuk kanë asnjë gjë në dorë për të lejuar apo për të penguar median...
Marku: Te kjo pjesë, zonja Kalaja, kanë tentuar ta pengojnë median pasi dhe të gjithë kolegët e mi të këtij televizioni me letërin, me Julin, me të gjithë, janë dhunuar.
Kalaja: Madje patjetër, jo vetëm kanë tentuar. Jo vetëm kanë tentuar i nderuar, po kolegët e tuaj janë dhunuar në mënyrë të paimagjinueshme derisa është tentuar dhe rrëmbimi i kolegut tuaj Julian Hoxhaj. Kështu që ato përrallat që na mundohen të na servirin sot, bashkëngjitur dhe me kërcënimin imediat që të gjitha këto do të shoqërohen me gjoba, me gjoba ndaj familjarëve, me një dhunë ekstreme edhe nëpërmjet tre akteve normative që kanë nxjerrë, patjetër që kërkojnë të shuajnë protestën. Patjetër që janë shkelje të rënda të kushtetutës se vetëm një vend demokratik, një vend që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, mund të ketë një polici të degraduar në këtë gjendje dhe nga ana tjetër, me thënë të drejtën ne kemi patur një qasje më korrekte qoftë nga Prokuroria e Tiranës, qoftë dhe nga Gjykata e Tiranës, pasi nuk kanë shkuar në të gjithë kërkesat e tyre legjitime, por të paktën kanë arritur deri në një pikë të kërkesave tona, që pjesa më e madhe e personave të arrestuar të kalojë me detyrim paraqitje. Edhe ata persona që në dy ditët e para kishin disa masa ekstreme si arrest shtëpie apo arrest me afat 21 ditor, në këto dy ditët e fundit me thënë të drejtën i kemi kaluar të gjitha me masa zëvendësimi dhe kemi bërë që të gjithë çunat dhe gocat, për të cilët në fakt personalisht po të gjithë ne duhet të jemi krenarë, janë me detyrim paraqitje dhe tek të gjithë ata unë kam parë gatishmërinë për t'i shkuar kësaj beteje deri në fund dhe madje ka patur dhe nga ata që më thonin "ne sot sapo të lirohemi do shkojmë prapë në protestë".
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimin e protestës së studentëve dhe reagimin e Policisë së Shtetit, ku ngriti pikëpyetje mb...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestën e studentëve dhe përplasjet me Policinë e Shtetit, ndërsa foli për zhvillimin e protes...
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kritikuar paketën e re fiskale të qeveris...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u disk...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi konsultim me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve sociale. Në tryezën e Këshill...
Nga Belind Këlliçi Ngrenë zërin për mikun e tyre, por ata heshtën për qindra të rinj e të mitur që u rrë...
Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e tij nga pushteti dhe, pasi e sy...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është takuar me një prej të studentëve të cilët janë dhunura ...
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Ministri Demo bëri të ditura edhe masat e reja të miratuara nga qeveria për menaxhimin e tubimeve dhe ndëshkimin e akteve të dhun&...