POLITIKE

A po zhvillohet “plani B” i SHBA-ve me Ramën e pabesueshëm?

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 13:53
A po zhvillohet “plani B” i SHBA-ve me Ramën e

Në vetëm dy ditë, e dërguara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar disa takime me zëvendëskryeministren Albana Koçiu dhe ministrat Enea Karakaçi, Besfort Lamallari, Ermal Nufi, Ferit Hoxha, Toni Gogu dhe Erjona Ismaili. Të gjithë ministra të rinj të emëruar së fundmi.

Krejt pa diplomaci, por me thelb të qartë, ambasada e SHBA-ve njoftoi se: “VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri”.

Porosia mbet mjaft e qartë, por arsyeja se përse po përsëritet kaq shpesh nuk lidhet me “dëgjuesit” e vëmendshëm tondakokësh anonimë që ende nuk kanë ngrohur karriget, por për numrin një që e ka nxehur prej 13 vitesh karrigen e betonuar. Në diplomaci mesazhi aspak diplomatik përcillet në këtë formë për atë që duhet të dëgjojë. Ai ka emër dhe është kryeministrin Edi Rama.

Pas një viti ftohje të plotë me SHBA-të, Rama shpërtheu nga deliri kur në adresën elektronike të tij mbërriti ftesa nga presidenti Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në “Bordin e Paqes”, (një organizëm i krijuar për rindërtimin dhe monitorimin e Gazës në Palestinë).

Gjithashtu ardhja e vajzës së Trump në Vlorë mbi një investim të mundshëm në Ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec i dhanë eufori akoma më të madhe kryeministrit i cili ishte në depresion të thellë politik nga ftohja e acartë me SHBA-të. Por lëvizjet e fundit më shumë se një afrim dhe besim i plotë tek qeverisja Rama në gjeostrategjinë amerikane është “plani B” i tyre për ta mbajtur nën presion të plotë, pasi për ta duket mëse i pabesueshëm, por pwr arsye mwse tw kuptueshme po i dalin “borxhit” edhe njw herw.

Në mesazhin e qartë të përfaqësueses amerikane dy janë sugjerimet: “lufta ndaj katreleve dhe krimit të organizuar dhe mbështetja për kompanitë amerikane, sidomos në fushën e mbrojtes. Në politikën e dukshme të Trump qëllimi mbetet dominimi i SHBA-ve nëpërmjet forcës, ekonomisë dhe strategjisë për të lënë në çdo vend ndikimin e tyre. Po a është Rama i gatshëm të luftojë kartelet e drogës dhe krimin e organizuar në vend? A është Rama i gatshëm të afrojë kompani të mëdha, amerikane apo të vendeve të tjera “aleate në letra”?

Kryeministrit po i kërkojnë pikërisht atë që nuk e ka bërë kurrë në 13 vite qeverisje. Bandat, trafikantët dhe bota e errët e krimit të organizuar janë fryma që mban gjallë konceptin e qeverisjes së Rilindjes. Po ashtu nëse i kërkohet kësaj qeverie të përmendë qoftë edhe një emër të vetëm kompanie prestigjioze ndërkombëtare të ftuar në Shqipëri, nuk ka për ta thënë, sepse nuk ka.

Rikërkesa tashmë e dukshme në dy boshte: luftë ndaj krimit dhe kompani ndërkombëtare për investim në Shqipëri, janë të vetmet që Rama nuk mund t’i afrojë, pasi ndryshe do rrezikonte postin që e mban me çdo çmim. Bota e krimit dhe oligarkia prej vitesh janë tashmë jo nevojë për të, por pjesë e qeverisjes. Pas “planit B” nga SHBA-të, ka edhe një tjetër, që do jetë i fundit por edhe fundi i qeverisjes Rama! /Bold

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?