Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

Monologu i Ramës/ Abilekaj: Shmangu gazetarët për të mashtruar pa filtra

P
Piranjat27 September 2026, 17:03 · 6 min lexim
Monologu i Ramës/ Abilekaj: Shmangu gazetarët për të

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ka komentuar monologun e kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se zgjedhja për të mos zhvilluar një konferencë shtypi lidhet me dëshirën e tij për të kontrolluar mesazhin dhe për të shmangur pyetjet e gazetarëve.

Sipas Abilekajt, Rama kërkonte vëmendjen maksimale dhe zgjodhi një ditë me pak ngjarje për të transmetuar mesazhin e tij. Abilekaj u ndal veçanërisht te fakti që Rama, sipas tij, fillimisht kishte menduar për një konferencë shtypi, por më pas zgjodhi një format pa pyetje.

Sipas gazetarit, në monologun e tij Rama u përpoq të paraqiste një version të qeverisjes së tij pa korrupsion dhe pa lidhje me personazhet për të cilët opozita dhe mediat kanë ngritur akuza.

Abilekaj argumentoi se Rama, sipas tij, kërkoi t’i paraqiste këto si bilanc të qeverisjes së tij, ndërsa shmangu gazetarët pikërisht për të mos u përballur me pyetje mbi këto çështje.

‘Besoj që ai donte të kishte vëmendjen maksimale, të përgatiste videon ashtu siç donte ai. Besoj që janë çështje teknike këto gjëra, dhe sigurisht zgjodhi një ditë pa ngjarje siç ishte e sotmja që të kishte vëmendjen maksimale.

Në fillim mendoi ta bënte konferencë shtypi, por kjo është ajo thelbi i saj, që pse nuk u bë konferencë shtypi. Unë mendoj që në konferencë shtypi nuk u bë sepse ai donte të gënjente. Një njeri që do të mashtrojë pa filtra, largon çdo njeri që mund t'i vërë filtra dhe mund ta pyesë.

Kështu që mendoj që kjo është arsyeja që ai ka bërë një monolog dhe ne pamë në monolog që po fliste për një qeverisje si ajo që ne nuk e kemi parë ndonjëherë në Shqipëri nga Edi Rama. Për një qeverisje pa korrupsion, pa Ergys Agas, pa kriminelët, pa këta të dënuarit që dalin të gjithë në biseda me Ramën, pa porosi për tendera për biznesmenët.

Pra, të gjitha këto ai donte t'i shiste si veprën e tij trumbetuese 10-vjeçare dhe besoj që kjo ishte arsyeja që ai s'donte gazetarë për ta pyetur për këtë. Dhe kulmi arriti kur foli për Vlora Hysenin, e cila në fakt nuk u kap si kryetare e SHISH-it, si shefe e shërbimit informativ. Ajo u kap si bashkëpunëtore e Ergys Agasit, pavarësisht titullit që ka. Por Edi Rama nuk e vuri re këtë, përkundrazi e mohoi. E harroi ekzistencën e Ergys Agasit.

E harroi faktin që kjo është pjesë e çështjes që quhet dosja Akshi për Ergys Agasin, është akuzuar edhe për pengmarrje, edhe për grup të strukturuar kriminal, dhe kryetarja e SHISH-it është anëtare e një grupi të strukturuar kriminal sipas akuzës. Pra, për të shmangur pikërisht, për të gënjyer në gjithçka që tha, ai shmangu gazetarët.

Dhe çoi një mesazh që do të dukej prekës në qoftë se ne nuk do ta njihnim Edi Ramën. Në qoftë se ne nuk do ta njihnim Edi Ramën, do e pranonim që kjo gjoja është personale. Por ne e dimë shumë mirë që, që nga Saimir Tahiri dhe deri sot te Vlora Hyseni, janë rreth 40 zyrtarë, të emëruar nga Edi Rama, ministra, drejtorë, zëvendësministra, të cilët janë kapur në vjedhje dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Dhe pikërisht në çështje në të cilat ka qenë i interesuar direkt Edi Rama. Pra, si mund të thotë Edi Rama që unë nuk di gjë dhe nuk kam si të di gjë, e pse duhet ta dijë kryeministri për sterilizimin, për shembull.

Kur Edi Rama pas arrestimeve të para që u bënë të zëvendësministrit dhe të biznesmenit për sterilizimin, doli menjëherë e deklaroi që ky koncesion do të vazhdojë. A ju kujtohet kjo? Që shkoi dhe takoi mjekët dhe tha koncesioni do të vazhdojë.

Si mund të thotë që nuk di gjë për inceneratorët, ndërkohë që kur ziente hetimi i inceneratorëve ai doli në Elbasan dhe mblodhi asamblenë e Partisë Socialiste në inceneratorin e Elbasanit. Si mund ta thotë këtë gjë? Dhe mbi të gjitha është se si një kryeministër që ka një drejtori të përgjithshme të antikorrupsionit në kryeministri, nuk ka mundësi të kontrollojë, e ka lënë atë drejtori pa punë.

Në qoftë se e ka lënë pa punë, pse nuk e shkrin? Në qoftë se nuk e shkrin, pse nuk i ndërron drejtorët të paktën. Pra, si mund të thotë një kryeministër me gjithë këto mjete që ka për ta kontrolluar korrupsionin, për ta parandaluar korrupsionin, për ta luftuar korrupsionin pa i shkuar drejtësisë akoma, sepse nuk është drejtësia shkalla e parë, është shkalla e fundit e luftës kundër korrupsionit.’, tha ndër të tjera gazetari Enton Abilekaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.