POLITIKE

Afera 50 milionë euro e Tunelit të Llogarasë, Bushati: Hera e parë që kemi një hetim me një tender, të lidhur direkt me Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 21:54
Afera 50 milionë euro e Tunelit të Llogarasë, Bushati: Hera e

Gazetari Andi Bushati, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV për dosjen Balluku, është shprehur se është hera e parë që kemi hetime për një tender i cili është i lidhur direkt me Edi Ramën.

‘Unë s'di t'i përgjigjem me po apo jo që Rama akoma, apo ka hyrë dhe një faktor tjetër, por ama, rasti Balluku, që është dhe aktualiteti për të cilin jemi këtu këto ditë, ka treguar ose ka dhënë shenja, jo përfundimtare, që duket sikur Ramës i është thyer pak mekanizmi.

Në ç'kuptim Ramës i është thyer mekanizmi? Deri tani, çfarë kemi pasur? Kemi pasur Ahmetaj që thotë vetë ai për pllakat e grave të mia. Beqja për fatura restoranti, Ter Koka për paratë që i ka çuar çunit në bankë, Erjon Veliaj për fustanet e Ajolës.

Është hera e parë që kemi një hetim për një tender me të cilin është i lidhur direkt Edi Rama. Tuneli i Llogarasë nuk janë as fustanet e Ajolës, as pllakat e Arben Ahmetajt. Pra, këtu kemi një thyerje nga viza, nga vija pesëvjeçare e SPAK-ut.’

Gjatë bisedës, Bushati theksoi se ‘çfarë ka të re tjetër? Po të shohësh, jo në kohën e SPAK-ut, po që kur prokuroria është marrë me socialistin e parë të pushtetit të Ramës, Shpëtim Gjikën. Rama ka pasur një devizë, i cili thoshte: ‘Ne, qeveria dhe partia nuk janë strehë për ata që do drejtësia’. Çfarë po ndodh për herë të parë me rastin Balluku? Qeveria dhe partia po bëhen strehë me atë që do drejtësia. Dhe këtu kemi një thyerje.’

‘Dhe fakti që për herë të parë po ndodhin disa gjëra që ne kritikët, për ne kritikët e SPAK-ut, janë të reja, na bën të shtron pyetjen, a është futur në lojë një faktor i ri? Dhe këtu dalim, a mund të jenë amerikanët, a mund të jenë, po ja fus kot unë se këto janë hipoteza tani, një grup kriminal i pakënaqur ndaj Ramës që me lekët e veta po i kundërvihet pushtetit të Ramës.

Nuk e di dhe nuk dua të spekuloj, - tha Bushati duke shtuar se, - fakti është që diçka e re ka ndodhur. Mendja ta do gjithmonë amerikanët. Por edhe po t'i shkojmë deri në fund hipotezës që, a janë amerikanët pas kësaj trimërimi të SPAK-ut? Pra, një prokuror të kapur nga topet deri tani nga Rama, mos e kanë shtrënguar më fort te topet ca gringo të tjerë dhe ai është trimëruar dhe të shkojë në zemër të pushtetit të Ramës? Është pyetja.’

Ai më pas shtoi dhe kundërargumentin: ‘Por kundërargumenti i kësaj, se njeriu e vret mendjen kur s'ka fakte, kush do ishte? Nga sa na kanë mësuar ne amerikanët këto 30 vite në Shqipëri, gjithmonë kur ka pasur goditje të tilla, ka pasur dhe mesazhe politike. Pra e mbani mend çfarë të them unë ty. Dihej që amerikanët donin të goditej Beqja. Po këtë përveçse me mashat që kanë drejtësinë tonë, e jepnin dhe me mesazhe politike.

Donin që të goditej Saimir Tahiri, po i çonin njerëzit gjithmonë në gjyq Saimir Tahirit. Pra që ne po ta mbikëqyrim. Në këtë rast, në qoftë se amerikanët janë pas goditjes së Ballukut, kjo nuk ka vajtur sinkron me qëndrime diplomatike që për shembull, përshëndesin luftën e SPAK-ut për korrupsionin, për tunelin. Pra, këtu duket sikur kemi gjysëm amerikanë. Nuk duket sikur kemi, po të jenë amerikanët, një qëndrim të përvijuar që tani ne jemi pas këtij aksioni dhe ky aksion do vazhdojë.’

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?