POLITIKE

Afera e Portit të Durrësit/ Gashi: Pa transparencë dhe garë, qyteti humbet të ardhura! Favorizohen investitorët

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 10:59

Afera e Portit të Durrësit/ Gashi: Pa transparencë dhe garë,

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, gjatë fjalës së tij u ndal te ajo që e cilësoi si një nga aferat më të mëdha ekonomike dhe strategjike në vend, projekti i Portit të Durrësit.

Ai ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën e miratimit dhe zbatimit të këtij projekti, duke theksuar se ligji i posaçëm i vitit 2020 ka krijuar hapësirë për përjashtim nga prokurimi publik dhe mungesë të plotë transparence në marrëveshjet me kompanitë e huaja.

Sipas Gashit, ky model vendimmarrjeje ka shmangur konkurrencën dhe kontrollin institucional, duke e kthyer projektin në një proces të mbyllur dhe të paqartë për publikun dhe për institucionet lokale.

Ai nënvizoi gjithashtu se projekti prej 2.1 miliardë eurosh, i cili parashikon zhvillim urban, turistik dhe infrastrukturor në zonën e portit aktual, ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si janë parashikuar përfitimet ekonomike për qytetin e Durrësit, veçanërisht në lidhje me lehtësitë fiskale dhe përjashtimet nga taksat kryesore.

Në këtë kontekst, Gashi solli në vëmendje edhe mungesën e reagimit institucional nga Bashkia e Durrësit për humbjen e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ajo e strehimit social, të cilat sipas tij përbëjnë një dëm të konsiderueshëm financiar për qytetin.

Ai shtoi se mungesa e konsultimit publik dhe e debatit të gjerë institucional e bën edhe më problematik këtë projekt, i cili prek drejtpërdrejt zhvillimin afatgjatë urban dhe ekonomik të një prej zonave më strategjike të vendit.

Deklarata e plotë:

"I nderuar profesor doktor Sali Berisha, të nderuar deputetë, përfaqësues të medias, ekspertë të fushave të ndryshme, përfaqësues të biznesit dhe qytetarë, të nderuar të pranishëm. Ju falenderoj për praninë tuaj në këtë tryezë të rrumbullakët e cila trajton një nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen ekonomike, strategjike dhe urbane të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, zhvillimin e portit dhe projektet e lidhura me të.

Që në fillim dua të theksoj se kjo tryezë synon të jetë një hapësirë dialogu e hapur, profesionale dhe gjithëpërfshirëse ku secili prej nesh mund të kontribuojë me ide, analiza, shqetësime konkrete.

Doktor Berisha, dua t'ju falenderoj për të gjitha, për të gjithë këtë kohë që ju keni pasur një vëmendje të veçantë lidhur me zhvillimet kryesore të Durrësit. Si ato politike, gjithashtu dhe ato ekonomike dhe sociale.

Më datë 3 dhjetor 2020, parlamenti i Shqipërisë miratoi pa zhurmë një ligj, atë 145 të 2020-ës, për bashkëpunimin ekonomik mes qeverive të Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. I gjithë thelbi i këtij ligji është vetëm një nen. Përjashtimi nga prokurimi publik i të gjithë projekteve që financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri.

Domethënë, i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore. Pjesë e kësaj afere është dhe projekti i transformimit të portit të Durrësit në një projekt rezidencial.

Sipas qeverisë, projekti parashikon një investim prej 2.1 miliardë euro. me zhvillime urbane, turistike dhe infrastrukturore. Ai është ndarë në dy faza dhe përfshin ndërtimin e 13.000 apartamenteve, hoteleve dhe një marine për jahte me 280 poste.

Megjithatë, ky projekt ka ngritur një sërë pyetjesh dhe debatesh të rëndësishme. Së pari, procedurat dhe vendimmarrja. Ka shqetësime lidhur me mungesën e transparencës, mungesën e konsultimit publik dhe përjashtimin nga procedurat standarte të prokurimit, duke krijuar diskutime mbi transparencën dhe konkurencën. Së dyti, ndikimi ekonomik dhe lokal.

Ka fakte se qyteti i Durrësit nuk do të përfitojë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat, për shkak të lehtësive fiskale të dhëna në këtë projekt. Këtu parashikohet përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila është 8% dhe taksa e strehimit social, e cila është 3%. Të dyja në një vlerë të përafërt prej 210 milionë euro. Të ardhura këto që do t'i mungojnë qytetit të Durrësit.

Çuditërisht, edhe sot nuk kemi asnjë prononcim të Bashkisë Durrës lidhur me këto taksa, edhe pse bëhet fjalë për taksat e të qytetarëve të Durrësit.

Së treti, dimensioni strategjik dhe logjistik. Debati nuk lidhet vetëm me portin aktual, por dhe me të ardhmen e infrastrukturës kombëtare, përfshirë zhvillimin e Porto Romanos si port i ri strategjik.

Sipas një reagimi të ardhur nga publik, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila shprehet se vendimmarrjet për portet janë vendime që merren një herë në një shekull dhe ndikojnë drejtpërdrejt në pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të vendit.

Po ashtu, është theksuar se zhvillimi i pamjaftueshëm i Porto Romanos mund të ndikojë negativisht në konkurueshmërinë e Shqipërisë në rajon dhe në funksionimin e korridoreve strategjike, siç është edhe ai i Korridorit 8. Edhe në këtë moment që flasim, nuk ka filluar akoma faza e parë e këtij projekti.

Në këtë kontekst, qëllimi ynë sot është ta analizojmë projektin në mënyrë të thelluar dhe të balancuar, të dëgjojmë zërin e ekspertëve dhe të industrisë, të diskutojmë alternativa dhe zgjidhje të qëndrueshme dhe mbi të gjitha të vendosim në qendër interesin publik dhe zhvillimin afatgjatë të vendit"

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?