Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë ndërsa është ndalur te raportimet për bllokim të negociatave.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gonzato, ka deklaruar se ka spekulime por nuk mund të flitet për një bllokim të mirëfilltë.
Sipas tij, këto janë bisedime konfidenciale në bazë të procedurave të procesit me COELA-n, Grupin e Punës së Këshillit për Zgjerimin.
Gazetarja: Në media është dhënë një lajm që janë nëntë vende anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë bllokuar ecurinë e procesit që quhet IBAR, pra të një procesi ku shikohet ecuria e deritanishme e Shqipërisë. Madje në media thuhen edhe emrat e këtyre vendeve që janë Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Austria, Finlanda, Polonia, Greqia dhe Bullgaria, vende që sipas medies nuk janë ende të bindura se është momenti për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Si është raporti i këtyre vendeve, sa ndikojnë këto vende dhe a është e vërtetë që të nënta këto vende janë skeptike për ecurinë e mëtejshme të procesit?
Ambasadori: Para së gjithash, ky është një proces ku duhet të arrijmë konsensus. Radha e takimeve synon krijimin e konsensusit midis Shteteve Anëtare. Dhe Komisioni është aty për t’iu përgjigjur pyetjeve, për t’iu përgjigjur pikave kritike që Shtetet Anëtare mund të ngrenë dhe për të ofruar informacionin që ata duan, në mënyrë që të konfirmohet apo ndoshta të korrigjohet perceptimi i gjërave nga ana e tyre. Ka shumë spekulime rreth asaj që po ndodh tani në të ashtuquajturin COELA, Grupi i Punës së Këshillit për Zgjerimin. Dhe sinqerisht nuk dua t’i hyj kësaj. Këto janë negociata konfidenciale dhe ne duhet të lejojmë që kjo hapësirë të respektohet. Ajo që është e sigurt është se takimet po vazhdojnë. Është planifikuar edhe një tjetër, kështu që do të thotë se negociatat po vazhdojnë. Pra, nuk mendoj se mund të flasim për bllokime. Sigurisht që po zhvillohet një diskutim. Shtetet Anëtare shqyrtuan vlerësimin teknik nga Komisioni, por ato gjithashtu duan të shohin kontekstin e përgjithshëm politik në të cilin janë zhvilluar këto reforma. Pra, nuk është çështja që disa Shtete Anëtare të bllokojnë të tjerët, ose të kenë një mendim të ndryshëm. Është thjesht çështja që ata të diskutojnë për situatën, ta vlerësojnë situatën, t’i bëjnë pyetje Komisionit dhe më pas të vendosin se çfarë do të përfshihet në qëndrimin e përbashkët. Dhe qëndrimi i përbashkët ka të bëjë me standardet përmbyllëse. Prandaj diskutim nuk do të thotë që Komisioni vjen me një raport dhe ata vendosin po apo jo. Jo, duhet kohë sepse ata duhet të vendosin se çfarë lloj kërkesash duam të vendosim në fund të procesit, për t’u siguruar që këto reforma janë të ankoruara në sistemin shqiptar dhe janë të qëndrueshme, ato nuk mund të kthehen mbrapsht.
Gazetarja: Dhe ju thoni aty nuk mund të ketë bllokim, por a mund të ketë ndarje të procesit, p.sh., me Malin e Zi, mund të ketë një ndarje të procesit për Shqipërinë, që të jetë në një kategori tjetër në ecurinë e procesit të integrimit?
Ambasadori: Të them të drejtën, nuk kam dëgjuar të ketë pasur një lidhje midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Të dy vendet janë përshkruar si pararendës, sepse Shqipëria ka bërë shumë përparim vitin e kaluar në hapjen e kapitujve dhe në arritjen e Malit të Zi. Pra, në fakt, nëse e shikoni situatën tani, vendet e ndryshme kandidate janë me të vërtetë pararendëse. Por nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë diskutime për t’i lidhur së bashku. Dhe e dini, ne vazhdojmë të përsërisim se procesi bazohet te meritat. Pra, çdo vend vlerësohet bazuar në performancën e vet.
Kuvendi ka rrëzuar këtë të enjte, në seancë maratonë, kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimor...
Avokati i kryebashkiakut, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur për nismën e Gjykatës së Lartë rreth ridiskutimit të vendimit u...
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe arsyet që mund të qëndrojnë pas mosmiratim...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar nismën e kreut të Gjykatës së Lartë për rishikimin e masës “arrest në bur...
Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi ka deklaruar se me nismën e rishikimit të praktikës unifikuese të vitit 2011, Gjykata e Lartë po &...
Një debat i nxehtë në emisionin “Çim Peka Live” mbi natyrën dhe shtrirjen e korrupsionit në Shqipëri ka vë...
Taksat mbi naftën sjellin qindra milionë euro çdo vit në arkën e shtetit, duke u kthyer ndër burimet kryesore të të ar...
Mazhoranca socialiste ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Partisë së Liris&...
Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, ka folur duke komentuar raportin mes politikës dhe SPAK. Ai ka thënë se, s...
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, analisti Enton Abilekaj hodhi akuza të forta për nivelin e korrupsionit ...