Aktivisti thirrje Eric Wendt: Na jepni një dorë, duam të krijojmë një qeveri të fortë

Nga protesta e 118-të kundër qeverisë, aktivisti Erald Ndoj ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.
Në fjalën e tij, Ndoj kërkoi mbështetjen e SHBA-së përballë asaj që e cilësoi si një situatë të vështirë politike në vend. Ai theksoi lidhjen e fortë mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar që Uashingtoni të jetë pranë qytetarëve.
Sipas aktivistit, në Shqipëri po cënohen të drejta themelore dhe sovraniteti i vendit.
“Zoti Eric Wendt, Shqipëria sot është në ditët më të vështira. Ne jemi kombi më amerikandashës dhe sot kemi nevojë më shumë se kurrë për ju”, u shpreh Ndoj.
Më tej, ai kërkoi ndihmë për ndryshimin e situatës politike, duke deklaruar se protestuesit synojnë krijimin e një qeverie që, sipas tij, të jetë më e fortë dhe të garantojë të drejtat e qytetarëve.
“Na jepni një dorë. Po na cënohet sovraniteti dhe të drejtat themelore. Na ndihmoni të krijojmë një qeveri të fortë. Ju garantojmë se nuk do të lejojmë që të kthehen ditët e zeza”, tha aktivisti.
Lexo edhe
POLITIKE
“Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë…!”/ Rama mbajti fjalimin në OKB, salla thuajse bosh

Protestat në Tiranë/ Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

“Koha për dorëheqje ka mbaruar”/ Protestuesit ashpërsojnë kërkesat: Nga sot vetëm arrestim! Do e mbyllësh karrierën në pranga

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Pankartat në ditën e 118 të protestës

Berisha: Ripërtëritja e PD është jetike për vendin! Populli opozitar pret fitoren
Berisha: ‘Tirania mediatike’ fsheh Shqipërinë e varfër dhe emigracionin, 1.1 milion shqiptarë janë larguar

Itali/ Kufizimi i nxënësve të huaj në klasa, kryebashkiakja: Erdha nga Shqipëria në klasë të katërt, vitin tjetër ndihmoja shokët ...

“Regjimi po shpërbëhet turpshëm”/ Berisha nga Elbasani: Apartamentet “mollë e ndaluar” për të rinjtë





