Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
POLITIKE

Berisha: ‘Tirania mediatike’ fsheh Shqipërinë e varfër dhe emigracionin, 1.1 milion shqiptarë janë larguar

P
Piranjat25 September 2026, 19:17 · 4 min lexim
Berisha: ‘Tirania mediatike’ fsheh Shqipërinë e

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Elbasan, akuzoi qeverinë se përmes propagandës, dezinformimit dhe manipulimit po fsheh problemet ekonomike e sociale të vendit.

‘Ky regjim ka vendosur tiraninë mediatike mbi qytetarët shqiptarë. Të dezinformimit, të propagandës, të manipulimit’, deklaroi Berisha. Ai përmendi emigracionin, gjendjen e pensionistëve dhe rritjen e çmimeve, duke pretenduar se qytetarët shqiptarë përballen me kosto të larta jetese dhe të ardhura më të ulëta krahasuar me vendet europiane.

Berisha:Ne jemi një forcë politike e cila në kushtet aktuale duhet të jetë e hapur ndaj çdo vlere të këtij qyteti dhe të këtij vendi. Jemi një forcë politike e cila sot strukturat e saj duhet t'i ketë më funksionale se kurrë, më moderne se kurrë. Jemi një forcë politike anëtarët dhe mbështetësit e saj sot më shumë se kurrë duhet të vendosin një dialog intensiv me çdo qytetar të Elbasanit dhe të Shqipërisë. Mos harroni një gjë, se sot propaganda e këtij regjimi ka vendosur, ose ky regjim, ka vendosur tiraninë mediatike mbi qytetarët shqiptarë.

Të dezinformimit, të propagandës, të manipulimit. Kjo është e vërteta.

Të pyes unë ju, o miq të mirë, a i dëgjoni ndonjëherë të flasin për dëbimin e këtij kombi këta? A i dëgjoni ndonjëherë të flasin se si ne vetëm në 10 vite në hapësirën e Shengenit kemi emigruar 1 milion e 99 mijë shqiptarë? A i dëgjoni ndonjëherë të flasin këta se një pensionist s'merr dot as një të tretën e ilaçeve që i duhen në një muaj? A i dëgjoni ndonjëherë të flasin këta për çmimet e ushqimeve, të cilat janë më të larta se në Itali, se në Greqi, se në Gjermani dhe se në Amerikë, për të cilët, për ata që kanë rroga pesë herë, dhjetë herë më të ulëta se qytetarët e këtyre vendeve?

Vite më parë një prift shëtitës kishte qenë në shumë vende, erdhi dhe në Shqipëri dhe shkruan, ishte viti '91. Këtu thotë, varfëria në këtë vend thotë, është e frikshme dhe shumë e dhimbshme. Por dhe kam parë vende po kaq të varfra në Afrikë edhe numëronte pikërisht ato Angolën, Ugandën.

Dallimi midis tyre është thotë se në Angola dhe Uganda dyqanet ishin plot, por njerëzit ishin me bark bosh.

Në atë kohë, për ironinë e fatit tonë, ne krahasoheshim në të ardhurat për frymë, i kishim të njëjta me Ugandën dhe Angolën, të tretët në botë me të ardhurat më të ulëta. Por thotë, ata i kishin dyqanet plot, këtu thotë dyqanet s'kanë asgjë.

Tani ne u bëmë me dyqane plot, dhe përsëri si Angola dhe Uganda. Ku njerëzit s'blejnë dot.

A mund të imagjinoni ju që qytetarët me rrogat më të ulëta dhe pensionet më të ulëta të kenë naftën më të shtrenjtë në Europë? A mund të imagjinoni ju që nga viti i kaluar në këtë vit çmimi i ushqimeve të rritet, çmimi i kafshatës, të rritet në Shqipëri 3.2%, të rritet në Europë 0.2%? Gjashtë herë më shumë, shtatë herë më shumë, në Shqipëri?

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.