POLITIKE

Aulon Kalaja zgjidhet kreu i degës së PD në Krujë, demokrati: Më pret shumë punë, ju siguroj se s’do u tradhtoj kurrë

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Prill 2026, 23:54

Aulon Kalaja zgjidhet kreu i degës së PD në Krujë,

Aulon Kalaja është zgjedhur drejtues i ri i Degës së PD në Krujë, në zgjedhjet që janë mbajtur sot.

Pas rezultatit, ku fitoi përballë Myftar Ismailajat, Kalaja ka reaguar me një mesazh falënderues, duke theksuar se e di përgjegjësinë që i ngarkohet dhe se ka shumë punë për të bërë.

Në foton e postuar nga Kruja ai shfaqet me qafore, pas incidentit në protestën e PD, ku ra pa ndjenja në shesh dhe mori më pas ndihmë mjekësore.

Për Kalanë, me prioritet do të jetë “pasurimi i strukturës’, me edhe më shumë anëtarë.

Reagimi

Të nderuar demokratë të Krujës, Fushë-Krujës, Kodër Thumanës, Niklës, Bubqit dhe Cudhinit:

Ju falenderoj nga zemra për pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike “Dega Krujë, Fushë-Krujë”.

Masiviteti që treguat sot ishte për t’u lavdëruar në çdo drejtim! Nuk do flasim për shifra votash, por për bashkim zemrash që flasin me një zë.

Ju sot më ngarkuat përgjegjësinë për të çuar përpara një projekt të madh politik. Më dhatë nderin të përfaqësoj opozitën e Krujës së Skënderbeut dhe Fushë-Krujës së Albanopolis. Çfarë nderi më të madh, mund t’i bëhet një politikani të ri?!

Jam i vetëdijshëm që kemi shumë punë përpara dhe qëllimi i parë është bashkimi i opozitarëve në një drejtim, atë të fitores së Partisë Demokratike. Nuk do të jem gjë tjetër veçse një prej jush.

Si çdo proces edhe ky, kishte frikërat e veta, pikëpyetjet, ngurimet, hamendësimet dhe kundërshtitë. Krejt normale për një parti të djathtë konservatore si kjo e jona. E kundërta do të ishte e çuditshme. Brënda forcës tonë politike nuk ka armiq, as kundërshtarë, por rival. Dhe rivaliteti sjell përherë progres. Prandaj një falënderim të veçantë kam për garuesin tjetër Myftar Ismalaja, që tregoi qytetari dhe maturi.

Sot dhe neser i shtrij dorën çdokujt që kërkon të japë nga vetja dhe ju them se asnjë kontribut i juaji nuk do të humbasë, por do të llogaritet një më një. Ashtu siç është e nevojshme që strukturat tona duhet të rifreskohen, të hapemi, të ftojmë familjet e djathta, të thërrasim themeluesit, të vijnë të rinjtë, por të mbajmë të vjetrit, të përndjekurit që janë fibra e të djathtës, sepse forca jonë politike ka një nga vlerat e patjetërsueshme, ruajtjen e traditës. Prandaj me mua nuk nis “viti 0”, por unë jam kryetari i radhës, që do kem nderin të drejtoj një nga zonat më të mrekullueshme të Shqipërisë. T’iu shtrimë dorën dhe të painteresuarve, indifererentëve dhe të zhgënjyerve, duke iu bërë thirrje që te na bashkohen në këtë përpjekje për ndryshim.

Strukturat tone do pasurohen edhe më shumë. Seksionet, grup-seksionet, kryesia, sekretariatet, departamentet, forumi i gruas, forumi rinor dhe çdo grupim tjetër që funksionon në familjen tonë politike.

Një gjë dua t’ju premtoj, se unë nuk do t’ju tradhëtoj kurrë. Ne besojmë tek Zoti, familja, kombi, prona, ndaj le të ftojmë të gjithë ata që kanë diçka për të dhënë në këtë mision, të na bashkohen.

Krujës le t’i kthejmë lavdinë. Sinqerisht, i juaji Aulon Kalaja.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë