Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama përbën një dëshmitar kyç në çështjen “Partizani”, duke theksuar se paraqitja e tij në Gjykatën e Posaçme është thelbësore për zbardhjen e plotë të çështjes.
I ftuar në “Kjo Javë”, Gjokutaj u shpreh se thirrja e Ramës nga gjykata shënon një moment të rëndësishëm, pasi dëshmia do të jepet nën betim dhe me përgjegjësi ligjore, ndryshe nga faza hetimore ku, sipas tij, ai nuk u mor në pyetje nga SPAK pavarësisht kërkesave të përsëritura.
Sipas avokatit, në praktikën juridike nuk ka një provë të vetme vendimtare, por të gjitha elementet shërbejnë për të zbuluar të vërtetën. Ai theksoi se roli i Ramës lidhet me periudhën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, kohë në të cilën u mor vendimi për ndryshimin e statusit të kompleksit “Partizani” nga hapësirë sportive në truall ndërtimi.
Gjokutaj shtoi se kryeministri nuk është një dëshmitar periferik, por një figurë qendrore në këtë proces, dhe për këtë arsye dëshmia e tij konsiderohet me rëndësi të veçantë.
Ai sqaroi gjithashtu procedurat ligjore në rast se Rama refuzon të paraqitet në gjykatë. Sipas tij, nëse një dëshmitar nuk i përgjigjet dy thirrjeve, atëherë aktivizohet shoqërimi i detyrueshëm nga policia.
Gjokutaj: Në konceptin juridik një çështje hetohet dhe prokurori vendos nëse do ta pushojë apo do ta çojë në gjyq. Nuk ka mbretëreshë provash në një proces, të gjitha provat janë në funksion të zbulimit të së vërtetës. Thirrja e Ramës është bërë nga gjykata jo nga SPAK, hetimi ka mbaruar. SPAK për arsye që nuk dua t’u vë emër, duke pasur parasysh sfondin politik të çështjes, SPAK ka qenë mbrojtëse e mazhorancës dhe Ramës, ne e kemi kërkuar disa herë që Rama të pyetet. Rama është dëshmitar kyç në këtë proces, jo një dëshmitar periferik që dëgjoi diçka në një kafe.
E kemi kërkuar pyetjen e tij edhe në përfundim të hetimeve. Rama në cilësinë e kreut të bashkisë mori vendimin për kalimin e klubit partizani nga klub sportiv në truall ndërtimi, kur retorika është e ndryshme, thuhet që ishte Berisha për të favorizuar dhëndrin. Lejen e dha vetë Rama, leje që nuk e zbardhte. Rama si dëshmitar do të jetë nën hetim do detyrohet të thotë të vërtetën. Kjo është vlera e madhe historike e kësaj thirrje. Ai nuk është thirrur kurrë më parë në një gjë të tillë që të mbajë përgjegjësi për atë që thotë.
Vepër penale. Në planin shtetëror, politik kjo do të jetë një nga skandalet më të mëdha. Ai nuk është i pandehur, dëshmitari nuk ka avokat, është aty që të flasë për çështje të caktuara. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, edhe politikanët duhet të mësohen të shkojnë në gjykatë. Gjyqi bëhet në gjykatë në sallën gjyqit. Nëse refuzon të shkojë në gjykatë, bëhet shoqërimi i detyrueshëm. Thirret dy herë dhe nëse refuzon komunikimi bëhet nëpërmjet policisë së shtetit që bën shoqërimin.
Rama ka mjaftueshëm këshilltarë që t’i sqarojnë procedurën. Meraku i Ramës është aspekti politik që deri tani e ka ruajtur të pa thyer “vazon”. Rama çarmatosi oficerët e BKH dhe nuk i lejoi të hyjnë në Kryeministri. Rama duhet të shpjegojë procedurën. Ai ka marrë flamurin për planin rregullues të Tiranës, vendimmarrjet e tij ishin të tilla që kanë ndryshuar shumë gjëra në kryeqytet, një nga këto është edhe “Partizani”, ndërrimin e destinacionit të të cilit e bëri Rama për t’ua dhënë klientëve të caktuar. Duke shpresuar që pronarët do të tërhiqen.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
18 Prill15:46
U dhunua në protestën e PD/ Kalaja: Kam parë policë duke u zgërdhirë aty, që i fusnin këta sikur ishin të sëmurë
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Aulon Kalaja ka folur rreth protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme para kryeministris&...
POLITIKE
18 Prill12:57
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmet që po qarkullojnë gjatë 24 or&eum...
POLITIKE
18 Prill12:36
Berisha: Uragani i djeshëm i kalli datën Ramës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, e cilësoi protestë...
POLITIKE
18 Prill12:27
Denoncimi i Berishës: Në komisariate po torturohen personat e ndaluar! Policia e parë në botë që përdori sprajin e ariut kundër qytetarëve
Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar dhunën që sipas tij, ushtroi policia ndaj protestuesve. Ai tha se goditja m...
POLITIKE
18 Prill11:49
Meta: Pyetja kyç për aferën e CEZ-it: Ç’bëhet me padinë zyrtare të KLSH kundër Edi Ramës për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it?
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në vijim të intervistës ekskluzive për Syri.net ndalet te procesi gjyqësor nd...
POLITIKE
18 Prill11:26
Protesta/ Televizioni publik austriak: Kërkohet largimi i Ramës, korrupsioni dhe krimi po pengojnë integrimin
Në Shqipëri u shënuan përplasje gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Opozita kërk...
POLITIKE
18 Prill11:17
Kallëzuesit 'Nesti dhe Nasta' të Veliaj, Meta: Rama ka ruajtur 'barazinë gjinore' edhe në procesin e kallëzimit të 'shokëve'
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për Syri.net komenton zhvillimet më të fund...
POLITIKE
18 Prill10:13
“Biznes me krizën e naftës”, Tabaku: Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e çmimit të karburanteve, duke theksu...
POLITIKE
18 Prill10:03
Ambasadori i Indisë: Jemi popull punëtor, do të vijnë me tepër indianë në Shqipëri
Shqipëria vend ideal për puntorët indianë. Kështu tha në një deklaratë për mediat ambasadori i Indisë në ...
POLITIKE
18 Prill09:46
Protestuesi u dhunua në komisariat/ Berisha: U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Lideri i opozitës sh...