POLITIKE

‘Balla provokon - Duan t'i mbyllin gojën opozitës’, Këlliçi: Rama nuk e lëshoi Ballukun se është vetë brenda

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 09:11

‘Balla provokon - Duan t'i mbyllin gojën opozitës’,

Qeveria po zbaton një strategji të mirëfilltë për të heshtur zërin e opozitës në parlament dhe për të shuar çdo debat publik mbi aferat e dyshuara korruptive, duke përdorur një sërë mekanizmash bllokues, e shpërfillur hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Këto akuza të forta vijnë nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv. Ai denoncon një plan të kryeministrit Edi Rama për të çmontuar institucionet dhe për të instaluar një regjim që operon pa kontroll dhe llogaridhënie.

Sipas deputetit demokrat, mazhoranca socialiste ka bllokuar në mënyrë sistematike të drejtën kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të së drejtës së 1/4 së deputetëve për të hetuar veprimtarinë e qeverisë, ky vendim po injorohet plotësisht. Përveç kësaj, kërkesat e opozitës për interpelanca me ministrat apo për debate urgjente mbi çështje me interes të lartë publik, siç është çmimi rekord i naftës, mbeten pa përgjigje.

Në listën e aferave që opozita kërkon të hetojë dhe për të cilat qeveria po mban një heshtje totale, përfshihen disa çështje madhore. Një ndër to është skandali me fondet IPARD të Bashkimit Evropian për fermerët, të cilat Këlliçi i cilëson si “vjedhje flagrante”. Po ashtu, kërkohet transparencë për projektin e Portit të Durrësit dhe për liçencimin e bankës së parë dixhitale, “Jet Bank”, e cila dyshohet se është një skemë për pastrimin e parave të personave të afërt me kryeministrin.

Për të penguar debatin, mazhoranca përdor taktika provokimi dhe intimidimi brenda sallës së Kuvendit. Këlliçi akuzon drejtpërdrejt deputetin Taulant Balla si orkestrues të incidenteve që synojnë prishjen e seancave. Sipas tij, Balla provokon deputetët opozitarë për të krijuar kaos, gjë që i jep justifikimin kryetarit të Kuvendit të ndërpresë debatin dhe të kalojë ligjet në votim pa diskutim.

E gjithë kjo qasje, sipas opozitës, dëshmon një mosrespektim total për ligjin, Kushtetutën dhe vetë themelet e demokracisë. Kjo strategji bllokuese, që kulmoi me menaxhimin e aferës “Balluku”, e cila u konsiderua si një “test kritik” nga zyrtarët evropianë, po minon jo vetëm funksionimin e brendshëm demokratik, por edhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke lënë pyetjen kryesore pa përgjigje: ku po shkojnë paratë e buxhetit të shtetit dhe taksat e shqiptarëve?

Flavio Qarri: Tani duket se është në një fazë krejt të re dhe interesante kryeministri. Çfarë ka ndodhur me të? Pasi ndoshta do dukej si pika e kthesës, tejkalimi i vijës së kuqe me Belinda Ballukun…

Belind Këlliçi: Nuk fshihet më në asnjë nga aktet e tij që i ka të qarta edhe projektin e tij për të ç’bërë çdo institucion, përfshi këtu jetën parlamentare, parlamentarizmin. Në thelb, opozita shërben si mjet kontrolli i pushtetit në të gjitha institucionet, por më së shumti në parlament. Opozita, ajo e vërteta, jo ajo e pilotuara dhe këtu do të ndalem që ta jap me shembuj konkret, fjalën ka. Ka instrumente parlamentarë dhe ka hapësirat që i jep ligji dhe kushtetuta. E them fare thjesht. Kushtetuta i jep të drejtën 1/4 të deputetëve të ngrenë komisione hetimore. Këtu kemi qenë në këtë studio dhe e kemi diskutuar me dhjetëra herë faktin që as të drejtat kushtetuese të të paktën 35 deputetëve, pra 1/4 e deputetëve në parlament, nuk respektohen më. Edhe pse ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që është në favor të të drejtës së 1/4 së deputetëve për të ngritur komisionet hetimore me objektin që ato kërkojnë, pra këta deputetë kërkojnë, kjo pakicë parlamentare, sërish mazhoranca dhe Edi Rama, sepse është e kotë të themi Niko Peleshi apo dikush tjetër, por është Edi Rama... Zegjine, Niko Peleshi, Taulant Balla, nuk ka ndonjë ndryshim. Edi Rama vendos që të mos zbatohen këto detyrime ligjore që ka mazhoranca apo në këtë rast kuvendi.

Kërkojmë çdo javë për të folur për çështjet që shqetësojnë shqiptarët. Po duke nisur nga ajo më e fundit që është çmimi i naftës, që është një problem madhor, që qytetarët duan të dinë ore, pse jemi ne vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon dhe në Evropë më saktë dhe pse e kemi ne naftën më të shtrenjtë në rajon dhe në Evropë? Pse kemi ne 60% të çmimit të naftës taksë dhe kjo nuk ndodh në asnjë shtet tjetër të botës? Ore të vijë ministri i Financave, ministri i Ekonomisë, të vijë kryeministri, të japin shpjegime për këto çështje, se kam përshtypjen kjo është çështja që i intereson qytetarëve. Nuk merret përgjigje, nuk miratohet asnjë kërkesë për interpelancë. Kërkohet, kërkesë me interpelancë apo seancë me pyetje-përgjigje, pra që bëhen pyetje ndaj ministrave. Për fondet IPARD, se është një nga problemet më të mëdha që kemi patur vitet e fundit dhe vjedhje flagrante e fondeve që vijnë nga Bashkimi Evropian për fermerët, zero përgjigje.

Kërkohet informacion për portin Durrës, zero përgjigje. Kërkohet informacion, unë bëra dy seanca që tentoj të flas dhe kam të përgatitur një fjalë për bankën e parë dixhitale të miratuar nga Banka e Shqipërisë me licencë, që është Jet Bank, që sipas informacioneve paraprake dhe informale që kemi, është një skemë e mirëfilltë e pastrimit të parave të personave pranë kryeministrit, zero, asnjë lloj hapësire për të dhënë përgjigje.

Flavio Qarri: Edhe heshtje mediatike ka pasur ndaj kësaj.

Belind Këlliçi: Totale, përveç Syri TV. Edhe një portali tjetër që e ka publikuar dje. Por, përpos pjesës parlamentare, ti ke institucionet e shtetit që nuk i kthejnë përgjigje deputetëve. Bazuar në ligjin për statusin e deputetit, që ta dinë dhe shikuesit, çdo deputet, kur i drejtohet zyrtarisht një institucioni, ai institucion ka detyrim ligjor për 15 ditë t'i kthejë përgjigje deputetëve të Kuvendit me shkrim, për pyetjet që kërkon deputeti, sepse janë objekt i punës së deputetit. Asnjë informacion. Kam muaj të tërë që unë, nga bashkitë e ndryshme të vendit apo institucione të tjera apo vetë Ministria e Infrastrukturës, kam kërkuar informacion për tokat bujqësore që janë kthyer në parqe fotovoltaike, për informacione të tjera në raport me tokat në pronësi shtet, që janë nën administrimin e bashkive e të tjera e të tjera, nuk marr përgjigje. Në të njëjtën mënyrë, kolegët Vokshi, Bozdo, Bardhi e të tjerë, nuk marrin përgjigje. Mziu e të tjerë, nuk marrin përgjigje.

Ky është shpërdorim detyre, pasi është pengim i ushtrimit të drejtës dhe funksionit të deputetit në punën e tij, zero përgjigje. Nuk po të përmend përjashtimet, se mjafton të të bëj një bilanc. Në gjashtë muajt e fundit janë përjashtuar 16 deputetë të Partisë Demokratike me një total prej 295 ditësh.

Flavio Qarri: Sa nga mazhoranca?

Belind Këlliçi: Asnjë, zero. Pra, ty të çohet Taulant Balla, të thyen çdo seancë. Ai i ka marrë përsipër rolin që në fillim e bëri me zell Zegjineja... Edhe bën provokim që ta kuptosh. E bënte në fillim Zegjineja, por tash e ka marrë Taulanti këtë rol. Kërcënon, intimidon, provokon deputetët e opozitës. Provokimet janë të atilla që ata të agravojnë situatën, të të nxjerrin jashtë kontrollit, që të prishin seancën dhe ai të thotë, jemi të detyruar për shkak të sjelljes së PD-së që ne të kalojmë në votim.

Tani, qytetarët shpeshherë, ore mund të ketë dhe kakofoni edhe në media e të tjera e të tjera dhe pyesin, ore kujt i shërben ky skenar? Po është fare e thjeshtë.

Ne shkojmë të përgatitur me fjalime, shkojmë të përgatitur. Të vjen keq sepse ke deputetë, një pjesë e madhe punojnë pas orëve të mesnatës të një nate para, punojnë edhe në mëngjes vijnë në seli apo nëpër zyrat e tyre, përgatiten, vijnë me fjalime të bëra gati, me dokumente, me statistika, me të dhëna për t'i bërë të ditur qytetarëve problematikat kryesore që ne kemi sot, qoftë edhe çmimin e ushqimeve, zarzavateve, shporta ushqimore, fruta-perimeve, problemet themelore që ka sot një familje shqiptare, shpopullimin e të tjera e të tjera dhe asgjë nuk ndodh dhe nuk kemi mundësi të flasim për problemet që kanë qytetarët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?