POLITIKE

Berisha fton sërish Ramën në debat: Nuk jam në politikë për interesa pasurie! Qëllimi im i vetëm është Shqipëria Madhështore

n.f Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 21:39

Berisha fton sërish Ramën në debat: Nuk jam në politikë

VAU I DEJËS-Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorë të Vaut të Dejës ka ftuar kryeministrin Edi Rama për një debat publik. Berisha ka theksuar se debatin mund ta mbajnë kudo dhe sido të dëshirojë Rama. Ai theksoi se Rama kontrollon të gjitha mjetet e propagandës dhe se katër media i ka korruptuar me leje ndërtimi.

Berisha theksoi se nuk është në politikë për interesa pasurie. Sipas tij qëllimi i vetëm është misioni të Shqipërisë Madhështore. Ai tha se ka bindjen se me ardhjen në pushtet të PD shqiptarët do të kenë rroga të larta gjithnjë e më shumë, të kenë punësim gjithnjë e më shumë. 

"Së fundmi miq, Edi Rama kontrollon të gjitha mjetet e propagandës. Katër mediat i ka korruptuar me leje ndërtimi, i ka korruptuar në mënyra të ndryshme. E thashë edhe më sipër, e them edhe këtu, Edi Rama, ke 28 vite në pushtet. Pas 28 viteve në pushtet, je me saraje me themele më të gjata se Enver Hoxha. Ai ka 720 metra themelet në sarajet e Surrelit, Hoxha i kishte 410 metra.
Enver Hoxha kishte një kopsht 2 mijë metër katrorë, Edi Rama ka një kopsht 8300 metra katrorë. Unë u garantoj ju, unë kam një apartament 40 metra më të madh se atë që kisha në diktaturë.
Por, unë nuk mund të kisha më shumë pa marrë kredi.

Dhe kredi nuk doja të merrja. Nuk është se kjo rroga mjafton të ndërtosh saraje, për të mos thënë pallatin në pajë. Mori zonjë me pallat pesëkatësh pa asnjë faturë. Edi Rama, ke qeverisur 12 vite, kam qenë kryeministër 8 vite. në ato 8 vite, shqiptarët lëvizën në gjithë Europën pa viza dhe kjo ishte arritja e jetës sepse tregu i vizave ishte tregu më i kushtueshëm. Në ato 8 vite shqiptarët dyfishuan rroga dhe pensione. Ku janë sot pas 12 vitesh? Në ato 8 vite Shqipëria u anëtarësua në NATO. Në ato 8 vite u ndërtua TAP-i. TAP është një fat i bardhë për çdo shqiptar sepse kontrata parashikon gazifikimin e plotë të Shqipërisë.

Nuk kanë investuar një qindarkë. Ne do gazifikojmë Shqipërinë dhe vetëm me gazin do përmirësojmë kushtet e jetës së shqiptarëve. Çfarë ka bërë ai 12 vite? Ka rrënuar shkollat, ka rrënuar spitalet, të sëmurët vdesin jo nga sëmundja, por nga mungesa e mjekimit. Ka zhdukur miliarda me pasuritë e tij. Atëherë kthehemi prapë. Sali Berisha u kthye se ti dojë një Shqipëri pa opozitës. Doje një Shqipëri në të cilën opozitën ta tërhiqje për hunde. Ta kontrolloje. Të ndihmuan edhe të tjerët. Po ja ku është populli opozitar, është populli i idealeve. Shqiptarët janë njerëz me ideale.

Dhe unë ua them ju këtu, nuk jam në politikë absolutisht kësaj radhe për asnjë interes personal.
Jo, jo. Nuk jam në politikë për interesa pasurie. Nuk jam në politikë për asnjë qëllim tjetër, përveçse misionit të Shqipërisë Madhështore. Përveç bindjes time të thellë se shqiptarët në vendin e tyre duhet të begatohen më shumë, të kenë rroga të larta gjithnjë e më shumë, të kenë punësim gjithnjë e më shumë. Këto janë qëllimet e misionit. Por ta përfundojmë me një ftesë: hajde urdhëro nesër ose hajde këtu po deshe para këtyre burrave dhe grave, të bëjmë një debat. T’u themi shqiptarëve se çfarë do bëjmë ne dhe çfarë do bësh ti dhe jo të kopjosh programin që para 3 muajsh e quaje humnerë. Nuk vjen dot, nuk mund të dalë se ka nga flokët tek këmbët vetëm mashtrime. Prandaj dhe ne më 11 maj votojmë njishin, numrin hyjnor. Votojmë njishin, numrin e diellit. Votojmë njishin, numrin e fitores. Rrofshi ju, rroftë Vau i Dejës. Rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë