POLITIKE

Berisha: I refuzuar në Uashington, Edi Rama negocion pazare me drejtësinë! Po ‘shet’ Belindën për Lindën

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2026, 14:16
Berisha: I refuzuar në Uashington, Edi Rama negocion pazare me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu refuzuan të gjitha takimet zyrtare, përveç një takimi me një OJQ me dyer të mbyllura. Sipas Berishës, Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK që përballen me procese në Hagë, të cilat ai i lidhi me ndikimin e Aleksandër Vuçiç.

Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për përdorimin e UNESCO-s si pretekst për projekte në Durrës që dëmtojnë pronarët legjitimë, si dhe paralajmëroi për një marrëveshje të mundshme që përfshin heqjen e imunitetit të Belinda Balluku në këmbim të mosprekjes nga SPAK të Linda Ramës, duke e cilësuar këtë si rrezik për drejtësinë në vend.

Videomesazhi i plotë:

Lidhur me mashtrimet e zakonshme së dielës të Edi Ramës, së pari, do t’i shtroj një pyetje: si ka mundësi, që t’u refuzuan të gjitha takimet në Uashington? Pa përjashtim të gjitha, përveçse me një OJQ, edhe ajo me dyer të mbyllura.
Duhet t’u bësh transparencë shqiptarëve. Nuk ishte udhëtim privat, por ishte përfaqësues i Shqipërisë, në një forum prestigjoz, siç është Bordi i Paqes.
Pra, cila është arsyeja që t’u refuzua çdo takim që kërkove, qoftë gjatë qendrimit aty, qoftë paraprakisht?

Unë e di që ti nuk do flasësh, por heshtja flet më shumë se sa çdo gjë tjetër në këtë rast. Lidhur me fjalët, po kam një koment. Dua të garantoj çdo shqiptar, se diplomacia e megafonit nuk i shërben zgjidhjes së problemeve, aq më tepër kur atë e përdor një vend si Shqipëria.

Diplomacia e megafonit, për dramën e madhe që po luhet në Hagë kundër ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës, është në vlerësimin tim, aspak e dobishme. Ajo në Strasburg prodhoi efekte të kundërta, por duhet të theksoj në këtë rast se, Edi Rama nuk ka ndërmarrë me diplomacinë konvencionale asnjë edhe një hap të vetëm në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së, drejtuesve të luftës, që ndodhen sot me akuza të fabrikuara nga alfa tek omega në zyrat e vëllait, padronit të tij, Vuçiç.

Ndaj dhe ky, nuk e përmend ndonjëherë atë, por na quan idiotë prokurorët, e të tjera me radhë. Tani, ai foli për rrjetëzimin dhe parkun që do ndërtojë në Durrës, duke shkatërruar dhjetëra e dhjetëra të pronarëve legjitim në qytetin e Durrësit. Mashtrues i madh! E paraqiti si pretekst këtë akt vandal UNESCO-n.
Por mos harroni qytetarë, se ky në Manastir.

Në zemër të të Parkut Ndërkombëtar të UNESCO-s, dha leje ndërtimi për Damianin e tij dhe veten e tij. Asgjë nuk ka të bëjë me UNESCO-n ajo. Ka të bëjë me baronët e drogës që duan të investojnë kullat e tyre aty ku do rrënohen shtëpitë. Së fundmi, për draft, projekt rezolutën. Përsëri, një mashtrim i paskrupullt për përfaqësuesit që do të miratojnë atë rezolutë ishin në Shqipëri dhe sollën mesazhin e prerë, të qartë: Lubi Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe asnjë pengesë drejtësisë.

Ndërkohë që, ky ka 4 ditë nga Uashingtoni dhe rrugës dhe kudo që negocion dorëzimin e Lubisë, me kusht që Linda e tij të mos thirret në Skap.
Por, a do pranojë SPAK një marrveshje të tillë, e cila do shënonte fundin dhe kapitullimin e tij? Unë nuk mund të them. Unë paralajmëroj shqiptarët se ai po bën përpjekjet më të jashtzakonshme për të shitur Belindën për Lindën, dhe kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?