Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtruar gjatë protestës së 20 shkurtit në Tiranë tregoi “fytyrën kriminale të një regjimi që duhet bërë pluhur e hi nën këmbët e sovranit”.
Në reagimin e tij, Blushi akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe strukturat e rendit për përdorim të tepruar force ndaj protestuesve, duke përmendur si rast flagrant plagosjen me plumb gome të një zonje në ballë, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës pranë ambienteve fetare.
Sipas tij, 20 Shkurti shënoi një moment kthese politike, ku qytetarë nga e gjithë vendi u ngritën në një “kryengritje paqësore” kundër qeverisë, ndërsa reagimi i policisë u cilësua si akt represioni dhe intimidimi ndaj qytetarëve.
Blushi foli për arrestime pa shkak, dhunë ndaj të rinjve dhe përdorim të forcës në kundërshtim me ligjin, duke paralajmëruar përshkallëzim të reagimit opozitar deri në “rikthimin e lirisë për shqiptarët”.
Deklarata për media:
20 Shkurti i rrëzimit pa kthim të diktaturave konfirmoi mbrëmë vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur dhe për ta bërë pluhur e hi regjimin e kalbur të Edi Ramës.
20 Shkurti ishte një akt guximi historik, kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria u ngritën në Tiranë përballë një regjimi që jeton nga dhuna, gënjeshtra dhe grabitja.
Falenderim dhe mirënjohje me përulje për të rinjtë, burra, gra e të moshuar që mbushën bulevardin dhe rrugët e Tiranës në një kryengritje paqësore, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria në dekada.
Një protestë që jehoi në çdo familje shqiptare dhe u pasqyrua me profesionalizëm në mediat më të mëdha ndërkombëtare.
Kjo ditë guximi u përball me fytyrën më të shëmtuar dhe kriminale të Narkoshtetit, që në panik dhe me urdhër të Edi Ramës nuk kurseu dhunën, plumat e gomës, gazin, rrëmbimet dhe arrestimet e qytetarëve.
Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe gjuajtjen me plumb gome në ballë të një zonje, intelektuale, kandidate për deputete.
Ky është akt kriminal shtetëror, atentat i pastër politik, vërtetoi para të gjithë shqiptarëve se ky regjim që qëllon gratë në ballë me plumba gome ka humbur çdo grimcë legjitimiteti.
Dënojmë dhunën çnjerëzore dhe kriminale të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, goditjet pas koke, rrahjet dhe shkelmimet e çizmeve të narkopolicë mbi qytetarë të rrëzuar përdhe, përdorimin kriminal të gazit dhe armëve në distancë të afërt nga banditët me dhe pa uniforma policie.
Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin kriminal të përdorimit të bombave tymuese dhe gazit në xhami, për të ua prishur namazin besimtarëve të cilët nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk kishte asnjë protestë në territorin afër xhamisë.
Dënojmë rrëmbimet e qytetarëve, arrestimet pa shkak, burgosjet politike dhe frikësimin e të rinjve e të miturve.
Nxënës të kthyer nga shkolla u trajtuan si kriminelë, u shantazhuan, u mbajtën në komisariate për të thyer shpirtin e tyre të lirë.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të çdo të arrestuari politik, ndër të cilët edhe Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Bashkinë e Kamzës, Bledi Bilja, i cili vijon të mbahet në dhunin flagrant të ligjit në qelitë e narkoregjimit.
Banditët me kapuçë, të paidentifikuar, që godasin dhe arrestojnë qytetarë, që rrëmbimin e personave e kanë kthyer në manual pune, veçanërisht për kundërshtarët e regjimit, janë një tjetër provë e kriminalizimit të policisë së shtetit.
Fytyrat e shumë prej tyre janë identifikuar. Provat ekzistojnë. Dhe llogaria do të jetë personale. Askush nuk do të fshihet pas uniformës, kapuçit apo urdhrave të paligjshëm.
Lidhur me këta naziskinë të policisë, Partia e Lirisë edhe më parë ka depozituar kallëzime të hollësishme në protesta të mëparshme, por prokuroria e kapur i mbylli çështjet.
Prokuroria nuk mund të fshihet më ose të deklarojë se është bërë palë e pushtetit dhe forcave naziskine të Edi Ramës, misioni i vetëm i të cilave është terrori dhe vetëm terrori ndaj qytetarëve.
Nëse drejtësia hesht përballë kësaj dhune, ajo bëhet bashkëfajtore. Nëse nuk hetohen forcat naziskine, atëherë problemi nuk është vetëm dhuna, por kapja totale e drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së një bande dhe interesave kriminale të saj, që po merr peng të gjithë shtetin.
E megjithatë, përballë gjithë këtij terrori, qytetarët qëndruan tre orë përballë dhunës, pa u thyer.
Të rinjtë dhe adoleshentët e 20 Shkurtit u bënë tmerri i regjimit dhe shpresa e Shqipërisë. Ata treguan se e ardhmja nuk frikësohet, se Liria nuk shitet dhe nuk mbyllet dot në qeli.
Sot Shqipëria është në një vijë ndarëse të qartë ose me lirinë dhe qytetarët, ose me dhunën dhe narkoshtetin.
Kjo betejë nuk ndalet, përkundrazi do të përshkallëzohet në të gjitha mënyrat demokratike, deri në triumfin e plotë dhe rikthimin përfundimtar të lirisë për të gjithë shqiptarët.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-...
Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nëse sulmohet selia e PD-së, siç ndodhi dje me gaz lotsjellës, do...
Kreu i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas protestës kombëtare të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke ...
Në një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi protestë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike g...
Dega e Partia Demokratike e Shqipërisë në Pukë i është drejtuar zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për një...
Ish‑deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga qelia, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit pas vendimit të Gjykatë...
Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili shkruan se “xhupzinjtë” persona të paidentifikuar me kapuç&e...
Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsioni...
Policia në Tiranë qëlloi gaz lotsjellës dhe topa uji në përleshjet e së premtes me protestuesit e opozitës që k&e...