Dhoma e Avokatisë Sarandë kritika Ramës për publikimin e fotove të të rinjve: Cënon dinjitetin
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka denoncuar skandalin më të fundit të qeverisë me rrugët.
Prej orësh qytetarët në juglindje të vendit, drejtues dhe udhëtarë, po përjetojnë momente ankthi dhe revolte me skandalin më të fundit të shembjes së rrugëve të ndërtuara nën drejtimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, pasi jo vetëm po shemben njëra pas tjetrës, por tani po izolojnë shqiptarët.
Ai shprehet mes të tjerash se dhuna nuk bëhet nga Policia vetëm me gaz lotsjellës, por edhe me bllokimin e rrugëve pas shembjes dhe izolimin e qytetarëve shqiptarë, pasi e gjithë juglindja është bllokuar.
Duke marrë shkas nga situata më e fundit, ai shprehet mes të tjerash në Facebook, se:
“Dhuna është kur 1.1 miliardë euro tendera për rrugë janë sot nën hetim për abuzime, me emrin e Belinda Ballukut, ndërsa rrugët çahen si në kohë lufte. Korrupsioni po bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Dhuna është kur kryeministri u ofron imunitet politik të kërkuarve nga drejtësia, krijon imunitet për vete, ndërsa qytetarët mbeten në rrugë të vjedhura e të pasigurta. Prej orësh tashmë, juglindja e vendit është në kaos dhe tërësisht e bllokuar. Prej orësh, të moshuar e fëmijë janë të bllokuar në të ftohtë, në pamundësi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Shteti ka ngritur duart dhe i ka braktisur”.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
“Dhuna nuk është vetëm gazi në protestë, nuk është vetëm gazi në xhami. Nuk është vetëm gazi në selinë e opozitës.
Dhuna është kur 1.1 miliardë euro tendera për rrugë janë sot nën hetim për abuzime, me emrin e Belinda Ballukut, ndërsa rrugët çahen si në kohë lufte. Korrupsioni po bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Dhuna është kur kryeministri u ofron imunitet politik të kërkuarve nga drejtësia, krijon imunitet për vete, ndërsa qytetarët mbeten në rrugë të vjedhura e të pasigurta.
Prej orësh tashmë, juglindja e vendit është në kaos dhe tërësisht e bllokuar. Prej orësh, të moshuar e fëmijë janë të bllokuar në të ftohtë, në pamundësi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Shteti ka ngritur duart dhe i ka braktisur.
Shqiptarët paguajnë miliona euro në muaj për mirëmbajtjen e akseve rrugore. Paguajnë taksa për sigurinë në rrugë. Por Edi Rama dhe Belinda Balluku, siç provojnë edhe hetimet e SPAK, paracaktojnë kompanitë e mirëmbajtjes së akseve rrugore, të cilat, në vend të punës, zgjedhin tarifën e korrupsionit dhe nuk bëjnë asgjë.
Kjo neglizhencë kriminale e shtetit ka kosto për qytetarët, deri në situata të dhimbshme si kjo më poshtë.
Vetëm reagimi qytetar dhe protesta e fortë do t’i japin fund vjedhjes dhe keqqeverisjes. Tregojeni me pjesëmarrje dhe me zë të lirë se durimi juaj ka mbaruar.
Asgjë nuk ndryshon me heshtje. As me pritje! Ne mund të ndryshojmë gjithçka vetëm duke reaguar!”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë në punë të gjitha strukturat e selisë blu në vend, që t&eum...
Policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës dhe topa uji të premten gjatë përplasjeve me protestuesit e opozitës, të...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtru...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-...
Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nëse sulmohet selia e PD-së, siç ndodhi dje me gaz lotsjellës, do...
Kreu i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas protestës kombëtare të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke ...
Në një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi protestë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike g...
Dega e Partia Demokratike e Shqipërisë në Pukë i është drejtuar zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për një...
Ish‑deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga qelia, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit pas vendimit të Gjykatë...