POLITIKE

Berisha: Ilir Proda mashtroi publikisht, s’pati policë të plagosur!

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Janar 2026, 12:43

Berisha: Ilir Proda mashtroi publikisht, s’pati policë të

Kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Policinë e Shtetit për dhunën e ushtruar, por edhe për mashtrimin se pati efektivë të plagosur.

Ai u shpreh se protesta e djeshme që do të vazhdojë deri në rrëzimin e regjimit, pasi është në kilometrin e fundit, ishte një revoltë ndaj korrupsionit të zv/kryeministres Belinda Ballukut, skandaleve te AKSHI, krimit të organizuar dhe aferave të qeverisë së Ramës.

“Ishte një revoltë kundër korrupsionit, Ballukut, AKSHI-t, Ramës dhe suitës së tij, kundër narkoshtetit. Përpjekje monstruoze në panik për të mbuluar krimet monstruoze të Ramës, Ballukut, Agasit, Linda Ramës, Linda e Akshit dhe e Surrelit, e të tjera. Dënoj keqtrajtimin që iu bë qytetarëve dhe terrorin e Policisë. Ilir Proda mashtroi publikisht, tha se ka pasur 12 policë të plagosur. E paralajmëroj Ramën direkt se do mbajë përgjegjësi për dhunën ndaj protestuesve. Për çdo akt dhune ndaj qytetarëve do mbaj përgjegjësi dhe do marrë dënimin e merituar”, tha ai.

Berisha mbrojti protestuesit për hedhjen e sendeve ndaj Kuvendit dhe Kryeministrisë dhe tha se protestat do vijnë dhe do forcohen më tej.

“Doli në pah dhuna e banditëve me uniformë, por doli në pah edhe vendosmëria e protestuesve botërisht. E vërteta ishte se pati policë të trullosur nga gazi, por ishte gazi i tyre jo i protestuesve. I përgëzoj protestuesit që hodhën drejt banditëve dhe sulmuan. Siguroj falangat e krimit se protestat e tjera do jenë masive. Asnjë mjet i tyre nuk do e mposhtë revoltën popullore”, vijoi ai.

Berisha tha se ky është kilometri i fundit para finishit dhe i bëri thirrje policëve të ndershëm të mos e mbrojnë as Ramën dhe as suitën e tij të korruptuar.

“I bëjë thirrje policëve të ndershëm që të mos e mbrojnë Ramën. Rama është armik i popullit shqiptar, meriton vetëm ndëshkim bashkë me suitën e tij. Mos u bëni mburojë ndaj një të keqe të madhe që s’e ka njohur Shqipëria në historinë e saj. Ky është kilometri i fundit, asgjë nuk na ndalon ne pa arritur në finish fitimtarë. T’i tregojmë shqiptarëve dhe botës se ne nuk dorëzohemi, t’i tregojmë edhe miqve të Ramës se kanë mbështetur një padrino si ky. Ju i patë përmasat e protestës që do bëhen të papërmbajtjshme dhe ju siguroj se do bëhen”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?