POLITIKE

Berisha: Me kryengritjen tonë ne mbrojtëm nderin e Shqipërisë, mbrojtëm dinjitetin e shqiptarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 19:18
Berisha: Me kryengritjen tonë ne mbrojtëm nderin e

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha në fjalën e tij në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, e cilësoi protestën e 20 shkurtit si kryengritjen që mbrojti nderin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

‘Ndaj dhe miq, çfarë mund t’u them sot, së pari ia dolëm me revoltën tonë, me kryengritjen tonë, ne mbrojtëm nderin e Shqipërisë, mbrojtëm nderin e shqiptarit, mbrojtëm dinjitetin e shqiptarëve, dinjitetin e Shqipërisë.

Ne i thamë mbarë botës, vërtet kemi një kryeministër superhajdut, që përdor të gjithë pushtetin për të mbrojtur zëvendësen e tij hajdute, por këta nuk janë shqiptarët. Shqiptarët janë ata që mbushën rrugët dhe sheshet. Shqiptarët janë ata që do i rrëzojnë’, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Shkollat, po jap vetëm një shifër. 25 mijë kompjutera kemi lënë në të gjitha shkollat e vendit, janë zhdukur pa nam dhe nishan, të vjedhur nga patronazhistët e rilindjes.

Tani baxhoja i këtij, një kriminel, fiton tenderin për të prurë kompjuterët dhe i shet shkollave një kompjuter dhjetë herë më shtrenjtë se kompjuteri që shitet në magazinat e Vjenës, Parisit apo Berlinit.

Pra, kjo është organizata kriminale me të cilën ne përballemi.

Kjo është organizata kriminale, të cilën ne duhet ta hedhim në Lanë.

Miqtë e mi, edhe një gjë do u them shqiptarëve, atyre që hezitojnë, që të keni frikë është normale dhe në qoftë se nuk dilni nga frika, ne do bëjmë gjithçka ta vrasim frikën se ky është misioni ynë.

Por, burra dhe gra, djem dhe vajza, përveç frikës, për një njeri të ndershëm, pavarësisht nga bindjet e tij politike, pavarësisht nga bindjet e tij fetare nuk mund të ketë kurrë shkak tjetër që të mos dalësh në rrugë dhe të përballesh me këtë regjim.

Nuk mund të ketë asnjë pretekst, asnjë arsye.

Nuk mund të jetë kurrë ky pëlqim apo ai mospëlqim sepse të keqe të tillë nuk ka pasur Shqipëria ndonjëherë pas Enver Hoxhës.

Se kjo e keqe, e përgëzoj zotërinë që numëroi këtu rrogat dhe pensionet, e kam thënë dhe e them me dhjetëra herë, pensionet tuaja rrogat tuaja duhet të ishin rritur minimumi 3 herë.

Siç faktoi që janë rritur në çdo vend tjetër.

E dëgjuat, pensioni ishte rritur 50 euro në 12 vite.

Jo, në qoftë se marrim për bazë çmimin e ushqimeve të shportës, të atyre që janë më të domosdoshme, nuk është 50, por është minimumi 100 euro.

Në qoftë se marrim për bazë rritjen e çmimit të ilaçeve, vetëm këto ditë, ilaçet janë rritur në stratosferë, atëherë pensioni jo që nuk është rritur, por në raport me çmimet ka pësuar rënie të madhe.

Kështu janë rrogat, por jo rrogat e ministrave, jo rrogat e zyrtarëve të lartë. Ato janë rritur. Ato janë ndër më të lartat në rajon.

Ndaj dhe miq, çfarë mund t’u them sot, së pari ia dolëm me revoltën tonë, me kryengritjen tonë, ne mbrojtëm nderin e Shqipërisë, mbrojtëm nderin e shqiptarit, mbrojtëm dinjitetin e shqiptarëve, dinjitetin e Shqipërisë.

Ne i thamë mbarë botës, vërtet kemi një kryeministër superhajdut, që përdor të gjithë pushtetin për të mbrojtur zëvendësen e tij hajdute, por këta nuk janë shqiptarët.

Shqiptarët janë ata që mbushën rrugët dhe sheshet.

Shqiptarët janë ata që do i rrëzojnë.

Nuk është aspak kureshtje, u garantoj unë ju, nuk është aspak rastësi fakti që kryengritja jonë paqësore transmetohet në mënyrë të rrufeshme në mbarë botën.

Transmetohet në mënyrë të fuqishme.

Jepet me dashamirësinë më të madhe.

Jepet duke damkosur Edi Ramën dhe Lubi Ballukun në çdo emision, në çdo radio, në çdo televizion të Europës dhe të botës, si hajdutë që nuk dorëzohen, por mbrojnë vjedhjet që kanë bërë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?