Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar për pritat që qytetarët i bëjnë zyrtarëve të mazhorancës socialiste, duke komentuar gjuajtjen me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama në Nju Jork dhe veprimin e deputetit Bledi Çuçi ndaj protestuesve.
Në reagimin e tij, Shehaj thotë se pushtetarët e qeverisë Rama dhe vetë kryeministri, pasi u kanë “nxirë jetën qytetarëve, kërkojnë prej tyre që tani t’i lënë të qetë”.
Reagimi i plotë:
Shikoni se çfarë iu tregon ish-ministri dhe deputeti i Ramës qytetarëve. Shqetësohen sepse qytetarët nuk i lënë rehat. Po pse, çfarë prisni ju?!
Iu keni nxirë jetën qytetarëve për 35 vjet. Iu keni kërkuar para kudo: në arsim, në shëndetësi, për një vend pune. Për të mos folur pastaj për legalizime apo për t’u dhënë pronën e tyre, atë që u takon. Prisni që tani ata të sillen si qytetarë model?
Po iu ka ardhur në majë të hundës. Kanë mbi 100 ditë që protestojnë dhe ju i injoroni.
Dhe sa më shumë që ju vazhdoni t’i injoroni, aq më shumë ata do të vijnë tek ju, do të gjejnë forma të reja proteste. Sepse duhet të largoheni. Nuk mund të vazhdoni të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo protestë ka ndryshuar përgjithmonë skenën politike. Nuk mund të vazhdoni të vidhni, nuk mund të vazhdoni t’i përbuzni, t’i injoroni, sepse ata nuk lodhen.
Duhet të largoheni, kjo është e vetmja zgjidhje.
Lexo edhe
POLITIKE
Arbër Hitaj: U kalua vija e kuqe! Pas këtyre skandaleve Rama s'mund të jetë më kryeministër! T'i hapet rruga qeverisë teknike

U godit me vezë nga shqiptarët në New York, Rama sulmon protestuesit: Nuk më ndalin dot me jargë e baltë! Pula histerike

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Qëlloi me lugë e shishe të rinjtë protestues, reagon Delina Fico: Po haja qofte dhe po pija birra, s’përmbajta veten kur i përmendën Bled...

Çfarë dinë Agasi dhe Hyseni për Ramën? Çollaku: Kryeministri është i trembur





