VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...

Kreu i PD Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor 83 mandate parlamentare për të përfituar fuqi të jashtëligjshme dhe për të mbrojtur interesa të grupeve të inkriminuara, duke shkelur Kushtetutën dhe duke cenuar të drejtat e qytetarëve.
Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke theksuar se qytetarët vetëm me vendosmëri dhe guxim mund të vendosin “organizatën kriminale me në krye Ramën” para ligjit dhe të mbrojnë pasuritë, të ardhmen dhe interesat e tyre.
Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për miratimin e ligjeve që favorizojnë interesat personale dhe lidhjet familjare, duke e cilësuar veprimin e qeverisë si “pushtues dhe armiqësor ndaj shqiptarëve”.
“Edi Rama merr të gjitha fuqitë nëpërmjet 83 mandateve të krimit.
Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën.
Ligji është një mburojë për Edi Ramën dhe familjen e tij, për organizatën kriminale që kryeson që të vjedhë duke i shpëtuar ligjit, duke qëndruar mbi ligjin.
Pasojat e këtij ligji janë të jashtëzakonshme.
Sot e tutje, shqiptarët ditë e natë do vidhen nga një grup që sillet ndaj tyre me pamëshirësinë më të madhe.
Nga një grup individësh që sillet në armiqësi më të thellë ndaj qytetarëve.
Dhe do kenë mburojë ligjin Rama. Tani kishin çuar në parlament edhe ligjin e Lindave. E morët vesh ju ligjin e Lindave?
Ligji i Lindave ishte ligji që tenderat e AKSHI-t do t’i bëjë kompania e baxhanakut.
Ky është ligji i Lindave. Ka shkuar sot edhe ky në parlament.
Pra, në qoftë se u thashë se Edi Rama po sillet si lopë e çmendur, ky i ka bërë të gjithë këtë grup të inkriminuar gjer në palcë, që nuk mendon se në radhë të parë ka një përgjegjësi qytetare.
Nuk mendon se aty janë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të përfaqësuar interesat e njerëzve që jetojnë me djersën e ballit, të njerëzve që numërojnë kafshatën, të fëmijëve të tyre, të sëmurëve të tyre.
Këta po e përdorin pushtetin njëlloj sikur të ishin pushtuesit më të egër ndaj shqiptarëve.
Ndaj dhe unë ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.
Vetëm qytetarët, vetëm guximi i tyre i hekurt, vetëm vendosmëria e tyre do t’i vendosë këtë organizatë kriminale me në krye Edi Ramën para ligjit dhe do mbrojë qytetarët shqiptarë, do mbrojë pasuritë e tyre, do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta.
Nuk ka, nuk rrihet në parlament. Ju i dëgjuat vetë.
Dhe t’ua them një gjë ju, se kur janë me të huajt këta, që vijnë delegacionet nga ana e anës kundër këtyre ligjeve, këta e qepin gojën, rrinë si pula aty.
Nuk thonë një fjalë, as për Lubinë, kurse këtu shikoni se çfarë bëjnë.
Kurse atyre u lënë për të kuptuar se do ia heqim imunitetin, kurse brenda bëjnë rroftë heroina jonë, rroftë heroi ynë, Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka mbajtur një fjalim të ashpër nga foltorja e Kuv...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Eris Xhixho, në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës së radhë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa hodhi akuza ndaj socialistëe se me mbrojtjen që po i bëjnë Belinda Ballukut po cenojnë...
Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se me veprimtarinë e saj, mazhoranca po sillet me vendin më keq ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Kuvendi deklaroi se socialistët bëjnë në salla avokatin e Ballukut, ndërsa në takime më...
Gazment Bardhi, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Taulant Balla, duke deklaruar se ''Kushtetuesja i theu hundën Ramës''. Në fjal&eum...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në nisje të seancës plenare në Kuvend ka deklaruar se në R...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në selinë blu me eurodeputetin gjerman Michael Gahler, koordinator i grupit p...
AKSHI ka qenë një ndër institucionet më të diskutuar së fundmi në Shqipëri, pas hetimit të nisur nga Prokuroria e P...
Deputeti i PD, Igli Cara nëpërmjet një video në Facebook ka denoncuar situatën problematike të mbetjeve në periferi të D...