Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Në çështjen penale për tenderat e komisariateve, një nga të pandehurat u ankua në gjykatë se në fashikullin e dosjes, mbi 1000 faqe janë verifikime për ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili nuk është i pandehur në këtë dosje.
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës Parë u zhvilluan të enjten dy seanca për çështjen penale në ngarkim të ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të disa institucioneve, të akuzuar për abuzime me tenderat e projektimit të komisariateve të policisë. Sipas SPAK, Ndreca dhe të pandehurit e tjerë akuzohen se favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.
Në seancën ndaj 15 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, paraqitën mbrojtjen tre nëpunëse të pandehura për shkelje të barazisë në tendera. E para ishte Lira Kolasi, e cila deklaroi se kishte filluar punë pranë Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 dhe ishte pezulluar pikërisht kur kishte filluar kjo procedurë, në vitin 2019. Kolasi pohoi se detyra e saj ka qenë përfaqësimi i institucionit në gjykatë dhe e konsideroi akuzën të padrejtë.
Kolasi tha se ka qenë anëtare e njësisë së prokurimit për fazën fillestare, kur fondi limit ishte zero, pasi nuk ishte i përcaktuar.
“Unë kam marrë pjesë vetëm në fazën e parë parakualifikuese, kur morën pjesë tetë operatorë ekonomikë, prej nga u kualifikuan katër. Pastaj unë nuk kam vijuar me procedurën pasi i kam shkëputur marrëdhëniet. Edhe pse nuk kam qenë, nuk më kanë zëvendësuar dhe se duhet të mbaj përgjegjësi për diçka kur nuk kam qenë e pranishme,” deklaroi ajo, duke kërkuar pafajësi.
Midis të tjerave, Kolasi deklaroi se gjatë shqyrtimit të akteve të dosjes kishte konstatuar se 1000 fletë të përpiluara nga SPAK nuk kishin lidhje me procedurën e tenderave, por me ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku sipas saj hante dhe pinte me një grup individësh, diskutonin për projekte për të investuar në Kishën e Laçit, në Ministrinë e Brendshme si dhe për organizimin e Policisë së Shtetit.
“Janë prova që fryjnë kot fashikullin e çështjes,” tha ajo.
Edhe dy të pandehurat e tjera, Grida Isufi dhe Lindita Mukaj deklaruan se ishin në të njëjtën linjë si kolegia e tyre. Sipas avokatit të Isufit, çështja duhet të pushohet, pasi nuk ka pasur fund limit dhe për rrjedhojë ligji penal është favorizues në këtë rast.
E pandehura Lindita Mukaj pretendoi se nuk ka asnjë të dhënë se ka vepër penale të kryer prej saj. Përfaqësuesi ligjor i saj vërejti se Mukaj kishte marrë pjesë në atë të fazë të procedurës, kur ishte shpallur fituesi. Edhe ato kërkuan të deklarohen të pafajshme dhe në rast të gjetjes fajtore nga gjykata të pezullohet dënimi e të konvertohet në orë pune.
Çështja për Ndrecën është veçuar, pasi ai kërkoi vijimin me gjykim të zakonshëm dhe gjendet në fazën e kërkesave paraprake të palëve. Përfaqësuesi ligjor i Ndrecës, avokati Ermal Yzeiraj kërkoi të enjten që prokurorja Doriona Bejko të specifikojë lidhur mbi një shënim në kërkesën për gjykim, ku shkruhet dhe në tërësinë e akteve të tjera. Ai argumentoi se specifikimi i provave dhe akteve ishte i nevojshëm që të ishin ezaurues në kërkesat paraprake.
Bejko dhe gjykata vërejtën se i pandehuri dhe Yzeiraj kishin deklaruar gjatë seancës paraprake se ishin njohur me gjithë aktet në dosje dhe se kërkesa nuk qëndronte. Pasi u tërhoq, gjykata vlerësoi se të pandehurit i është mundësuar akses i plotë në dosje dhe se ai i ka gjithë mundësitë faktike e ligjore për të realizuar mbrojtjen e për të hartuar kërkesat paraprake. Për rrjedhojë, pretendimi i Yzeirajt u gjet i pabazuar.
Në vijim, avokati Ermal Yzeiraj paraqiti kërkesë paraprake për të deklaruar pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e dy grupeve të provave, ato që sipas tij janë krijuar tej afatit ligjor të hetimit gjashtë mujor. Ai cilësoi si afat të fillimit të hetimit ndaj të mbrojturit të tij, momentin kur i është kërkuar gjykatës përgjimi i Ndrecës.
Yzeiraj tha se nuk mund ti specifikonte ai këto prova, pasi është detyrë e prokurorisë. “Dua të trajtohem nga gjykata ashtu si pala tjetër. Siç thotë akuza e bazoj akuzën në aktet e tiera në dosje, mund ta them dhe unë,” tha ai.
Grupi i dytë i provave për të cilat kërkoi papërdorshmërinë, kishin të bënin me të dhënat kompjterike.
Prokurorja Bejko kërkoi kohë të përgatiste qëndrimin për këto kërkesa dhe seanca u shty për më datë 2 prill, në orën 09:00./BIRN
Ka rifilluar me tensione seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit ia ka ridhënë fjalën kreut të grupi...
Rreth orës 17:55, në aksin rrugor Manëz–Durrës, automjeti me drejtues shtetasin B. R., 24 vjeç, është përplasur ...
Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me 1.5 tonë çokollata, i cili kaloi në degën doganore të...
Kompania “Gener 2” publikoi të martën një tekst me titull “10 fakte mbi statusin ligjor dhe administrativ t&eu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 mars vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Proku...
Një aksident ka ndodhur këtë enjte në aksin Morinë-Kukës, pranë fshatit Perbreg. Një automjet ka dalë nga rruga &eu...
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg. Sipas infor...
Autori i grabitjes me armë zjarri ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor është identifikuar si 42-vjeçari Luan...
Ditët e fundit janë shënuar disa raste të telefonatave mashtruese që synojnë klientët e bankave në vend. Këto tenta...
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me mo...