Përbindëshi i betonit me kazino brenda që do ngrihet nga ortakët e familjes Dako në Malin e Robit
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias.
Organizatat ndërkombëtare në mbrojtje të lirisë së medias si Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF), si edhe 17 organizata të shoqërisë civile në vend bënë thirrje për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në një protestë simbolike para seancës plenare, përfaqësues të këtyre organizatave theksuan se shpifja duhet dekriminalizuar jo vetëm për gazetarët e regjistruar, por edhe për aktivistët e të drejtave të njeriut apo advokuesit e tjerë të fjalës së lirë.
Sipas dispozitës ligjore të miratuar, “një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ushtrohet aktiviteti, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave /thënieve ose çdo informacioni tjetër, përmes shtypit, medias audiovizive, medias elektronike ose platformave të tjera të komunikimit publik”.
Sipas qëndrimit të organizatave të medias, kjo qasje është problematike dhe jo në përputhje me standardet evropiane, pasi liria e shprehjes mbrohet për shkak të funksionit që shërben – interesit publik – dhe jo për shkak të statusit profesional të folësit.
Sipas tyre, çdo referencë ndaj “gazetarëve të regjistruar dhe të njohur” krijon pasiguri juridike dhe rrezikon të hapë rrugën për mekanizma kontrolli mbi gazetarinë, në kundërshtim me parimet themelore të lirisë dhe pavarësisë së medias.
Dispozita shoqërohet edhe disa kushte, të tilla që gazetari të mos ketë dijeni që të dhënat apo informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre dhe të veprojë pa vonesë në rastin kur informohet nga personi i prekur.
Më tej, dispozita qartëson se termi “përhapje me mirëbesim” do të thotë përhapje që kryhet në përputhje me rregullat etike e profesionale të gazetarisë, mbi baza faktike e të arsyeshme.
Ndryshimet prekën dhe nenin që përcakton si vepër penale “Goditjet për shkak të detyrës” ku u shtua si vepër penale dhe dhuna ndaj gazetarëve.
Mazhoranca vendosi të kalojë një variant të qeverisë, ndërkohë që më herët ishte dakordësuar në tryeza të përbashkëta me aktorë të shoqërisë civile dhe opozitës për dekriminalizimin e plotë të shpifjes. /birn/
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se është përballur me një bllokadë insti...
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në pë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka folur mbi ndryshimet e miratuara në Kodin Penal nga mazhoranca socialiste, të cilat sipas saj r&eum...
Mazhoranca socialiste po e çon me vetëdije drejt djegies kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres të pandehur Belinda...
Kryeministri Edi Rama theksoi se shteti do të ofrojë mbështetje për sipërmarrjet eksportuese për të mundësuar certifik...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re Expo...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar nga Strasburgu lojën e fundit politike dhe taktikën e mazhorancës për t&rs...
Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publiku...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti e cilësoi një skemë të organizuar shtyrjen e mbledhjes së sotme të Këshilli...
Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më i...