POLITIKE

Debati për rrogat e gjyqtarëve, artificë? Brisida Shehaj: Rama tallet me 37 mln euro. Ja pse po krijon konflikt me gjyqësorin

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 18:37
Debati për rrogat e gjyqtarëve, artificë? Brisida Shehaj: Rama

Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar ashpër qëndrimet dhe sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar rritje pagash.

Sipas Shehajt, reagimi i Ramës nuk lidhet me aspektin financiar, por me një konflikt të hapur me sistemin e drejtësisë, të nxitur nga çështje konkrete si dosja e Belinda Ballukut dhe ajo e AKSHI-t, duke e cilësuar gjithë debatin si një përplasje të qëllimshme politike me gjyqësorin.

"Dëgjo, kjo s'ka të bëjë fare me financat. Ai e bën enkas dhe kastile, të gjithë këtë kauzë që ngre. Po. A thua ti se i dhembet Edi Rama për 37 milionë euro? Ne po flasim për një strukturë që nuk ka një organikë. Nuk ka një organikë të plotësuar.

Kështu që, për sa kohë nuk ka një organik të plotësuar, ai do mjaftonte që këtyre njerëzve sepse kur KLGJ-ja vajti në raportim, pra KLGJ-ja dhe KLP-ja vajtën në raportim, por KLGJ-në, raportin e KLGJ-së e kam lexuar me shumë interes.

Nëse mos gaboj një gjyqtar në BE, ku di unë, kishte 15 deri në 18 dosje, norma, ëhë. këta tanët e kishin nga 100 e nga 200. Pra ti që sot me mënyrën si e ka në mangësi organikën, gjyqtarët tanë duhet të merrnin vështirësi pune për atë punë që po bëhet, për evadimin e atyre dosjeve dhe për nxjerrjen e vendimeve. Vetëm për kaq ta mendosh dhe duke menduar dhe paratë që ai kursen nga mosplotësimi i asaj organikës, nuk kishte nevojë të bënte fare këtë gjë.

Ajo që bën ai është shumë e thjeshtë. Sot ai ka një konflikt me gjyqësorin, ka një konflikt edhe me SPAK-un. Sa real është, nuk jam fort e bindur. Pra sigurisht ka një problem shumë madhor me çështjen Balluku, por nuk jam fort e bindur që pjesa tjetër, sepse për mua dosja Balluku, por mbi të gjitha dosja AKSHI, nuk janë vullnete të SPAK-ut, absolutisht.

Pavarësisht se ata prokurorë u burrëruan në një moment të caktuar dhe bën atë gjë, por nuk janë vullnete dhe interesa që punohen për Shqipërinë nga SPAK-u, që të kuptohemi, ajo që mendoj unë. Dhe në këtë lloj situate ai po krijon një, një konflikt publik, a thua se i preu barku atij për 37 milionë euro që tallet. Me 37 milionë euro ai tallet.

Pra ai buxhetet i çon sipas qejfit të vet në gjëra që nuk i kanë prodhuar asnjë gjë, sepse ky vend sot nuk ka GDP nga ekonomia. Pra nuk ka GDP nga investimet e qeverisë’, tha ajo./ PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?