POLITIKE

''Dëshmitarët janë frikësuar nga të fortët''/ Zbardhet deklarata e Prokurorëve të SPAK: Balluku mund të helmojë provat

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 11:45

''Dëshmitarët janë frikësuar nga të

Në raportin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPAK në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ku ata arsyetojnë me fakte se përse ndaj Ballukut kërkohet autorizim nga Kuvendi për një masë më të ashpër, sic është ajo e arrestit me burg.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi ka deklaruar se ndër të tjera se një dëshmitar në këtë çështje është frikësuar nga zyrtarë, por edhe persona të tjerë, që prokurori i SPAK i quan “të fortë”.

“Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje.”, tha deklaruar Prençi.

Ndërkohë Klodian Braho, i cili është edhe kreu i SPAK ka treguar edhe mekanizmin, që sipas tij, Balluku përmes takimit të vartësve mund të prishë provat e hetimit.

“Mekanizmi është duke takuar vartësit, personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur.Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këte nevojë sigurim”, ka deklaruar Braho.

Po ashtu, Prokurori Prençi ka deklaruar se “Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment“.

Po ashtu prokurorët e SAK kanë konfirmuar në Këshill se ende hetimet janë në fazë të hershme dhe jo të gjitha provat ka qenë e mundur të mblidhen apo sigurohen. “Kjo sipas tyre, edhe për shkak të vonesave të shkaktuara nga institucionet nën influencën e deputetes Belinda Balluku”

Pjese nga raporti i PD, ku janë edhe deklaratat e Prokurorëve të SPAK

Gjatë mbledhjes së Këshillit të datës 23.02.2026, prokurorët sqaruan më tej këtë rrethanë, duke theksuar se deputetja Belinda Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët, përmes dy formave: (1) Përmes “të fortëve”, për të cilët prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor; (2) përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive dhe avokatit.
Konkretisht, në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, prokurorët u shprehën si më poshtë:

“Prokurori Dritan Prenci – Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave…. Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje.”.

“Prokurori Dritan Prenci – Atëherë, në përmbajtje të asaj cfarë ka prodhuar ky transkriptim i besedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë”, e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhet fjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar.”

“Prokurori Dritan Prenci – Ne nuk mund të deklarojmë më shumë, sepse, sic e thashë, jua them me përgjegjësi të plotë që hetimet knë vijuar në maksimum me intensitet edhe në drejtim të sqarimit të secilës rrethanë apo të dhëna të krijuara, qoftë edhe në drejtim të kësaj që po diskutojmë. Pra, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, të asaj cfarë ne kemi vijuar pas momentit të paraqitjes së kërkesës përpara jush, ne nuk mund të ekspozojmë pjesë të hetimit, pasi hetimi është akoma i fshehtë, nuk kemi veprime të hapura.

“Klodjan Braho – Prove konkrete, e cituam, është procesverbali i përgjimit….. Masat e sigurimit mund të caktohen pa pasur fare një provë të tillë, thjesht duke argumentuar një rrezik të mundshëm. Këtu jo thjesht ështe i mundshëm, por ajo provë për në është e mjaftueshme për ta provuar dhe në një shkallë më të lartë. Patjetër, nuk është i provuar përtej çdo dyshimi, por e përmbush standardin e dyshimit të arsyeshëm, që dëshmitarët dhe të pandehurit, të cilët nesër mund të jenë edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk i dihet, po kërkohen të ndikohen me presion, me joshje, apo të tjera me radhë. Pra, duke iu referuar vetëm përmbajtjes së bisedës telefonike.

“Prokurori Dritan Prenci – Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment.

“Klodjan Braho – Për të caktuar masën e sigurimit apo për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit, jo detyrimisht duhet të provohet se është shkaktuar një dëm, por thjesht mjafton fakti që të argumentohet rreziku që mund të shkaktohet një dëm. Sot që flasim, duke pasur parasysh bisedën që përmendi kolegu, e cila është një rast dhe një e dhënë konkrete, krijojmë një lloj dyshimi se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat. Pra, mendoj që mbetemi pikërisht në të njëjtën situatë se ky rrezik është ende real për ne dhe vazhdon. Ky është një element i masës së sigurimit, ndërsa elementi tjetër i nevojave të sigurimit, nuk lidhet vetëm me elementin e dëmtimit të provave, por lidhet edhe me rrezikun që personi mund të kryejë të njëjtën vepër penale si ajo që dyshohet që ka kryer apo edhe më të rëndë. Sot edhe ky rrezik i dyte ekziston. U përmend vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ky vendim ende nuk është botuar dhe nuk ka hyrë ende në fuqi, është një fakt i sigurt që do të ndodhë, por është po aq i sigurt fakti se Kuvendi ka një iniciativë ligjore për ta ndryshuar nenin 242 te Kodit të Procedurës Penale.

“Klodjan Braho – Vendimi i gjykatës është i datës 19.11.2025, data kur është zhvilluar biseda telefonike është data 20.11.2025, pra është pas vendimit të gjykatës. Pyetët pak më parë se a ka një akt për hetim ndaj personit nën hetim, për procedurat e reja të prokurimit akti që atribuon është akti i prokurorit që urdhëron pasqyrimin në regjistër edhe të fakteve të reja dhe nuk ka akt tjetër. Pra, nuk është e nevojshme të nisë procedim tjetër penal. Për sa i përket bisedës që, ne e kemi paraqitur si provë, dyshohet se po ndikohet te personat e pyetur. Patjetër që ato fakte janë objekt hetimi, por deri në këtë moment nuk është atribuuar ndonjë fakt konkret personit në hetim për këtë bisede, por janë objekt hetimi.

Deklarimet e tyre në mbledhjen e Këshillit, prokurorët i dokumentuan përmes paraqitjes së provave, që konfirmojnë sa më lart. Konkretisht, në Transkriptin e përgjimit të datës 20.11.202524, në faqen 4/13 provohet kërcënimi me largim nga puna dhe tentativa për korruptim përmes ofrimit të parave nga zyrtarë të lartë publikë, ndërkohë në faqen 6/13 provohet kërcënimi përmes pesonave “të fortë” (jo zyrtarë publikë), duke identifikuar edhe zonën përkatëse ku ato ushtrojnë aktivitetin kriminals.

Nga ana tjetër, prokuroria konfirmoi në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, se ende hetimet janë në fazë të hershme dhe jo të gjitha provat ka qenë e mundur të mblidhen apo sigurohen. Kjo edhe për shkak të vonesave të shkaktuara nga institucionet nën influencën e deputetes Belinda Balluku (institucione ku titullarët janë emërtesë e saj si Ministre).

Konkretisht, prokuroria u shpreh se:
“Prokurori Dritan Prenci – Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, që nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi, 26″.

“Prokurori Klodjan Braho Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit, personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këte nevojë sigurimi. “28.

“Dorina Bejko – Në vijim kemi administruar një pjesë të praktikave dokumentare, por jo të gjitha praktikat dokumentare që u përkasin këtyre procedurave objekt hetimi 29
Për këtë shkak, rezulton e provuar se ekziston rreziku për prishjen e provave dhe ndikimin mbi hetimet e prokurorisë. Kuvendi duhet të veprojë pa asnjë vonesë të metejshme për heqjen e imunitetit, duke mos ndikuar në dhënien kohë që deputetja Balluku të vendos në rrezik efikasitetin e procedimit penal apo të helmojë provat.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë