POLITIKE

Dosja ‘Irena Gjoka’/ Qarri: Vendimi i gjyqtares Osmani rrëzon hetimin e SPAK. Kërkohen dokumentet e vetingut

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 22:37
Dosja ‘Irena Gjoka’/ Qarri: Vendimi i gjyqtares Osmani rrëzon

Gazetari dhe drejtuesi i ‘Kafe Shqeto’ Flavio Qarri, i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar një vendim gjyqësor si një nga ngjarjet më të rëndësishme që nga krijimi i GJKKO-së.

Qarri u shpreh se ngjarja në fjalë nuk duhet parë thjesht si një kronikë juridike, por si një zhvillim që, sipas tij, prek drejtpërdrejt reformën në drejtësi dhe ekuilibrat brenda institucioneve të reja.

Sipas tij, gjyqtarja në çështje nuk i ka ‘kërkuar’ SPAK-ut veprime, por i ka ‘urdhëruar’, duke theksuar se vendimi përmban një sërë detyrimesh procedurale për organin e akuzës.

‘Tani një sekondë, ka një keqkuptim shumë të lehtë në terminologji dhe sigurisht asnjëri nga ne nuk është jurist, as nuk e kemi kronikën juridike pjesë të përditshmërisë sonë, po kjo ngjarje e transhendon thjesht një kronikë juridike apo gjyqësore, siç e quajmë rëndom. Dhe ajo nuk i ka kërkuar asgjë SPAK-ut. Ajo i ka urdhëruar.

Dhe ka një vendim. Pra ka vendosur dhe e tejkalon dhe këtë në fakt ajo që ka ndodhur. Unë nuk do të doja të qëndronim në aspekte specifike, se sigurisht mund t'i lexoj të 20 urdhrat që ajo i ka dhënë SPAK-ut, po shumica prej tyre janë në aspektin procedural dhe praktik, shumë të mërzitshëm për publikun.

Por ajo që ka bërë vërtetë Marinela Osmani është mbi të gjitha që ka ekspozuar për herë të parë të gjithë përpjekjen zhgënjyese dhe degraduese të SPAK-ut për të mbrojtur Gjykatën e GJKKO-së, që ishte në fakt masha dhe leva e vërtetë e pushtetit kundër kujtdo dhe gjithçkaje brenda drejtësisë së re të reformuar.

Dhe fakti që një gjykatëse nga e njëjta strukturë, nga zyra ngjitur me atë, del dhe rrëzon çdo përpjekje të jashtëzakonshme dhe me shumë pushtet të SPAK-ut, ky është një moment që vërtetë mund të të vërë dhe ne dhe opinionin publik në një pozitë, ore prit se çfarë po ndodh.

Është absolutisht një nga ngjarjet më spektakolare që ka ndodhur që kur është krijuar GJKKO-ja. Është, e tejkalon edhe kërkesën e gjykatësit ndaj Ilir Beqjes për t'ju rikthyer veprave të zotit Beqja. Pse ndodh kjo? E para njëherë, në diskutim me këtë vendim është vënë e gjithë reforma në drejtësi.

Sepse nëse do të më lejosh vetëm një sekondë, do të të jap vetëm një të dhënë të vogël. Marinela Osmani i ka kërkuar te një nga 20 pikat, andej nga fundi, me nonshalancë, i thotë SPAK-ut që dakord, përveçse do më gjeni të gjithë dënimet në Greqi, aktet noteriale që ka bërë me avokatët për të treguar që gjasme ajo nuk dinte që ishte e dënuar, por ka akt noterial me avokat, pra e dinte dhe ka angazhuar një avokat për ta dënuar.

Përveç kësaj, përveç pjesës pse ka tre mbiemra dhe i përdor ato si letra magjistarësh, njëherë hap Çupën, Maç, njëherë hap Maneku, njëherë është Spata. Përveç pjesës pse ka dy mbiemra dhe njëherë paraqitet me njërin, njëherë me tjetrin, në fund i thotë: Ju lutem, merrini të gjitha dokumentat e dekriminalizimit. Pra, i ka kërkuar që t'i kthehet në zanafillë. Si e ka plotësuar ajo dokumentacionin për dekriminalizimin, rrjedhimisht vetingun, rrjedhimisht reformën në drejtësi.

Ky është një vendim ulëritës që mbi të gjitha i jep të vetmen mundësi që ka struktura jonë dhe pushteti gjyqësor sot në Shqipëri, për të mbijetuar me besueshmëri publike. Sepse, do të doja të kujtoja, heshtja pas 12 marsit e organit të Prokurorisë së Posaçme, pasi u mbrojt me votë Balluku dhe nuk pati më as edhe një veprim, pra ra në paqe.

Tallja tani së fundmi e vetingut të Dumanit, një veting që ne e kishim denoncuar në fakt në PLUG shumë më herët dhe janë prova që e dinim që atëherë që ishte keq, e kemi denoncuar si të keq, por provat e fundit sa i takon apartamenteve të vëllait, e zhveshin akoma më shumë dhe e rrëzojnë akoma më shumë të gjithë procesin e vetingut dhe reformën.

Ajo që ka ndodhur me Ilir Metën dhe veprimet e tjera deri te Bektashi i Mallakastrës që ishte me 35 fshatarë i akuzuar për grup kriminal për një autokombajnë, sigurisht që e përplasur me propagandën e fortë të mazhorancës për këtë reformë në drejtësi, patjetër që kishin, në fillim e ndanë në dy kampe opinionin publik dhe në fund u bënë të gjithë bashkë për të thënë që ishte kjo menderosje.

Dhe tani, tani në këto çaste, nëse ndodh që të dali nga sistemi Dumani, Gjoka dhe kushdo tjetër sigurisht që ka të njëjtat probleme, do i kemi dhënë përgjigje dhe pyetjes, po SPAK-un kush e kontrollon më në fund?’, u shpreh ndër të tjera Flavio Qarri në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?