Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Deputeti i Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me trafikun dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore në vend, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të investimeve publike.
Sipas Këlliçit, qytetarët shqiptarë po përballen çdo ditë me “radhë kilometrike” në akse të ndryshme rrugore, duke përmendur daljen nga Tirana, hyrjen në Elbasan dhe kalimin në Lezhë. Ai theksoi se kjo situatë është kthyer në një problem të vazhdueshëm prej 13 vitesh.
Deputeti demokrat deklaroi se, sipas tij, rreth 4 miliardë euro janë shpenzuar për rrugët gjatë qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama, por investimet nuk kanë sjellë përmirësim real të infrastrukturës. Këlliçi akuzoi gjithashtu ish-zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për rritje të kostove dhe abuzim me fondet publike.
Në reagimin e tij, ai u shpreh se me fondet e shpenzuara mund të ishin ndërtuar qindra kilometra autostradë të standardit të lartë, ndërsa shtoi se “taksat e qytetarëve janë vjedhur” dhe se shumë projekte rrugore kanë rezultuar të kushtueshme dhe problematike.
Këlliçi iu referua edhe situatës së trafikut pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe daljes së tunelit të Elbasanit, ku sipas tij qytetarët kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra. Ai e cilësoi këtë si “dëshmi të korrupsionit të lartë dhe qeverisjes së keqe”.
Në përfundim të mesazhit të tij, deputeti i Partisë Demokratike deklaroi se zgjidhja e vetme për situatën aktuale është largimi i Kryeministrit Edi Rama nga qeverisja.
Radhët e përditshme kilometrike që denoncojnë korrupsionin qeveritar!
Radhë kilometrike duke dalë nga Tirana. Radhë kilometrike për të hyrë në Elbasan. Radhë kilometrike për të kaluar Lezhën. Radhë kilometrike në fundjavë. Radhë kilometrike në ditë të zakonshme jave.
Ky është ferri që kalojnë qytetarët prej 13 vitesh me radhë edhe pse rreth 4 miliardë euro kanë shkuar vetëm për rrugët që kur Edi Rama nisi qeverisjen e deri më sot.
Çdo vit është rritur buxheti për rrugët, çdo vit Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë shtuar qokat dhe pasurimin e tyre.
Nuk ka nevojë të jesh specialist për të llogaritur se me kaq shumë para të buxhetit të shtetit do të ishin ndërtuar rreth 400 kilometra autostradë e kategorisë A, që për Shqipërinë tonë të vogël do të mjaftonin për të zgjidhur një herë e mirë problemin e infrastrukturës.
Por taksat e qytetarëve janë vjedhur. Ndaj kilometri ka shkuar deri në 20 milionë euro, ndaj dhe janë ndërtuar rrugë të kushtueshme, të panevojshme dhe që kanë rënë 1 muaj pas inaugurimit.
Fotot që vijnë sot nga tortura e qytetarëve të mbërthyer si në çark, në dalje të tunelit të Elbasanit për më shumë se 2 orë, janë dëshmia e korrupsionit të lartë dhe e qeverisjes së keqe.
Edi Rama mund të jetë duke dhënë leksione në Azi për demokracinë, por rrethrrotullimi i Bradasheshit është çjerrja e propagandës, e fasadës e hipokrizisë së një Kryeministri të zhytur në afera, i cili nuk ofron zgjidhje por tallje për qytetarët.
Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga ky rrethim, nga kjo përndjekje.
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se rasti i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlind...
Pas vendimit të GJKKO për Irenën me disa mbiemra dhe pasi u vendos që të mos pranohej pushimi i hetimit, kërkuar nga SPAK, ...
Gjykata e Posaçme ka rikthyer ditën e sotme për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. Më parë p&e...
Partia Demokratike ka reaguar pas dy episodeve të raportuara si dhunë dhe kërcënim ndaj gazetarëve në Shkodër dhe Tiran&eum...
Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka folur për vjedhjet me tenderat. Gjatë fjalës së tij Beri...
Deputetët e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Ivi Kaso zhvilluan një takim me drejtorin rajonal për Europën të Institutit Komb&...
Jeta në Tiranë është kthyer në një makth të përditshëm për banorët e saj, të cilët përba...
Duke folur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministri, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha akuzoi mediat e kapura nga pushte...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar edhe një herë arsyet pse opozita bashkoi votat me mazhorancën në seancën e fu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të fortë politik para mbështetësve të opozitës në F...