POLITIKE

GJKKO riktheu për plotësim hetimesh dosjen ndaj Irena Gjokës/ Avokati Genc Gjokutaj: SPAK nuk ka kryer as hetimet më elementare

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 16:27
GJKKO riktheu për plotësim hetimesh dosjen ndaj Irena Gjokës/

Gjykata e Posaçme ka rikthyer ditën e sotme për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. Më parë për këtë çështje SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata. Me vendimin e sotëm GJKKO i kërkoi SPAK të vijojë hetimet për Irena Gjokën dhe i caktoi 20 detyra hetimore që duhet të kryejë brenda 6 muajve.

Gjatë një prononcimi për mediat pas seancës, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se ky është një vendim dhe një hap shumë i rëndësishëm, i cili sipas tij vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës. Gjokutaj tha se GJKKO, ka konstatuar se nga ana e SPAK-ut nuk janë kryer hetimet elementare, ndërsa theksoi se janë mbi 20 kërkesa që gjykata i’a ka vënë SPAK-ut për t’i kryer në një hark kohor gjashtëmujor.

Deklarata e plotë:

Në lidhje me kërkesën për pushim të SPAK-ut për gjyqtaren Irena Gjoka, në mënyrë të përmbledhur, gjykata ka konstatuar se nga ana e SPAK-ut nuk janë kryer hetimet më elementare. Janë mbi 20 kërkesa, detyra që gjykata i’a ka vënë SPAK-ut për t’i kryer në një hark kohor gjashtëmujor. Dhe janë veprime, veprime thelbësisht të domosdoshme, që duke nisur që nuk kanë pyetur kallëzuesit, nuk kanë pyetur Irena Gjokën sipas ligjit sepse ajo ka firmosur dhe s’ka firmosur oficeri i policisë gjyqësore.

Dhe pastaj, detyrat e gjykatës shtrihen në drejtim të organeve të qeverisjes së gjyqësorit, KLGJ-së, ILD-së, që të merren të gjithë këto korrespondenca deri në të dhëna në lidhje me pikat kufitare. Pra, në një interpretim të zgjeruar dhe është një vendim, unë e quaj një vendim serioz, sepse vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës. Atë të vërtetë të cilën SPAK-u, me një të rënë të lapsit, u mundua që ta fshehë.

Ky është një vendim i cili është një hap shumë i rëndësishëm në lidhje me kallëzimin tonë dhe as më shumë dhe as më pak, gjykata kërkon që kallëzimit tonë t’i jepet përgjigje dhe jo të mbyllet, që e pushoj unë çështjen sepse ashtu mendoj unë.

Nuk është çështje bindjeje personale, këtu është çështje provash, ka një objekt të caktuar kallëzimi dhe gjykata e rivendosi në shina këtë proces duke detyruar SPAK-un që të kryejë këto veprime të domosdoshme pa të cilat ai nuk mund të konkludojë drejt në lidhje me përgjegjësinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Prokuroria nuk mori pjesë në asnjë seancë, por Prokuroria u mjaftua me kërkesën me shkrim që kishte depozituar për pushimin e procedimit penal. Sa për dijeninë tuaj, Prokuroria e ka filluar si procedim pa emër personi të regjistruar dhe në fund e pushon mbi bazën e dispozitës që pushohet për të pandehurit.

Pa e marrë të pandehur, e kuptoni se çfarë ngërçi procedural është kjo? Po megjithatë, unë mendoj që vendimi i Gjykatës i jep një përgjigje ligjore, e cila zbulon shumë anë të kësaj çështjeje, por në fund të fundit, ajo që është kryesorja, e vë SPAK-un para përgjegjësisë që ta hetojë këtë çështje e cila është një nga çështjet më të rëndësishme sa i përket jo vetëm hetimit, por edhe integritetit të GJKKO-së edhe mënyrës se si gjykohet dhe hetohet në raste të tilla.

Shiko, SPAK ka kryer vetëm pyetjen e Irena Gjokës edhe atë nuk e ka firmosur oficeri i policisë gjyqësore. Janë, mbi 20 detyra, sepse e dha në mënyrë të përmbledhur dhe nuk e disponojmë dot. Ne nuk e disponojmë vendimin, në një afat shumë të shkurtër na tha gjykata, do ta kemi vendimin të arsyetuar dhe atje do t’i kemi një për një detyrat që gjykata i ka vënë.

Por, një sasi e tillë detyrash është nga gjithë praktikat që kemi parë, t’i vësh mbi 20 a 30 detyra SPAK-ut për t’i kryer, nuk është e paprecedentë, që do të thotë që këto janë të domosdoshme për t’u kryer dhe dosja ka ardhur, me dy fletë.

Kjo është një mungesë profesionalizmi do ta quaja (në një rast tjetër) por në rastin konkret nuk flitet për mungesë profesionalizmi, është një llogore tjetër e gjyqësorit edhe e qeverisë së gjyqësorit, siç kanë vazhduar KLGJ-ja e ILD-ja që heshtin, edhe SPAK-u ndoqi të njëjtën rrugë që mori mbrojtjen e Irena Gjokës në KLGJ dhe e ktheu në vendim pushimi.

Gjyqtarja Gjoka u kallëzua nga Partia Demokratike me pretendimin se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë. Sipas SPAK, procesi ndaj saj është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, duke shtuar se ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?