Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas fitores së opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shkruan se tashmë që Hungaria hyn në një fazë të re politike, nuk është thjesht një ndryshim qeverie por një sinjal më i thellë për vetë Europën.
Ish-ministrja nuk i ka kursyer edhe kunjat për liderin, Edi Rama, teksa shkruan mes rreshtash se fitorja e opozitës në Hungari tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim.
“Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij”- shkruan mes të tjerash Spiropali.
Reagimi i plotë
Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën. Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit.
Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur. Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë.
Por mbi të gjitha, do të thotë se Europa, sot, fitoi një betejë më të madhe; besimin në vetvete. Në një kohë kur ndikimet e jashtme, përfshirë influencën ruse, kanë kërkuar të zbehin këtë besim, një kthesë e tillë tregon se vlerat europiane nuk janë thjesht parime në letër, por forca madhore që mund të rikthehen dhe të mbrohen nga vetë shoqëritë. Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë: Europa nuk është një gjendje e përhershme. Është një proces i vazhdueshëm për të mbajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë funksionale.
Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne. Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij.
Fitorja e opozitës në Hungari dhe rënia e kryeministrit Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet është pritur mirë jo vetë...
Kanë përfunduar zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, dega 11, ku Shkëlzen Mustafa, me 585 vota, është rikonfirmuar n&eum...
Ndërsa Belinda Balluku ka hyrë në muajin e gjashtë të statusit të saj si e pandehur nga SPAK, Edi Rama përpiqet ta ruaj&eum...
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në një videomesazh ditën e sotme akuzoi kryeministrin Rama për mashtrime mbi rritjen e rrogave dhe ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Duke e cilësuar si d...
Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në fushën e prokurimeve publike, sipas një ra...
Në Podacstin e radhës të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re për rritjen e përvitshme të...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër rritje pagash që do të nisë nga muaji qershor, si pjesë e politikës për rri...
Avokatja e njohur, Eda Grimci, është rizgjedhur në krye të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Njësi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh urimi me rastin e Pashkëve për të gjithë besimtarët o...