Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Policia kriminale e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Tiranës një material kallëzimi, duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale ndaj një personi që ka kërcënuar me jetë aktivisten dhe avokaten Ardiana Kalaja.
Kjo e fundit është kërcënuar përmes rrjetit social “Facebook” nga një profil i rremë me emrin “Klaus Bianconeri”.
Pjesë nga deklarata:
Së pari, më lejoni të shpreh mirënjohjen time, qoftë për gazetarin Qyno, qoftë për të gjithë median tuaj të nderuar, sepse sot realisht e ndjeva veten që kisha një mbështetje dhe një vlerësim maksimal. Për këtë u ndjeva mirë. Ndërkohë, më 19 shkurt kam marrë një kërcënim me jetë. Duke qenë se jam pjesë e sistemit të drejtësisë, e kuptoj shumë mirë kush është kërcënim real dhe kush është diçka për të kaluar radhën. Aq më shumë që, prej punës që bëj prej vitesh, lidhur me denoncimet ndaj këtij pushteti mafioz dhe kriminal, kam marrë kërcënime nga më të ndryshmet, qoftë me tendencë të fshehur, qoftë të hapur. Ajo që më shqetësoi ishte fakti që kërcënimi, përveçse ishte shumë i rëndë, kishte edhe një kod mafioz, siç e patë edhe ju.
Ka edhe një mesazh më përpara ku thuhet: “Ti nuk e di që pa dashje punon për mua”. Ndërkohë që një denoncim që unë bëj për një person, i leverdis personit që është pas kësaj faqeje. Ajo që më shqetëson realisht nuk është kërcënimi, por pasiviteti i institucioneve ligjzbatuese.
Të nesërmen në mëngjes, më 20 shkurt, kam shkuar në Policinë e Tiranës dhe vetë drejtuesit, pasi lexuan mesazhet, e kuptuan qartazi dhe më thanë që ky është kërcënim i hapur për jetën. Më thanë se është shantazh për të mbyllur gojën dhe se do të kërkonin në Prokurorinë e Tiranës që të ofrohej mbrojtje për mua. Kur referova të dhënat te Drejtoria e Krimit Kibernetik, nga personat aty, që më pritën në mënyrë korrekte, mu tha që çështja do të zgjidhej brenda dy-tre ditësh: së pari të identifikohej personi dhe, më e rëndësishmja, kush fshihej pas tij.
Nëse do të kisha frikë apo dëshirë të viktimizohesha, mund ta bëja publike që atë ditë. Sot jemi më 26 mars dhe prej më shumë se një muaji nuk ka asnjë interes se çfarë ka ndodhur me këtë mesazh, megjithëse policia vetë e cilësoi si kërcënim të rëndë për jetën. Ndërkohë, me kalimin e ditëve kërkoja informacion dhe shikoja edhe faqen e këtij individi, e cila vazhdonte të ishte aktive, edhe pse më ishte thënë se do të mbyllej brenda pak ditësh.
Pas disa ditësh, nga oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Tiranës, mu konfirmua se dosja ishte deleguar në Prokurorinë e Tiranës dhe mu dha edhe numri përkatës. Gjatë gjithë kësaj periudhe jam interesuar pranë Prokurorisë së Tiranës dhe nuk kam asnjë informacion se çfarë është bërë me këtë çështje. Mbani mend që një nga personat e dyshuar në grupin e rrezikshëm të AKSHI-t ishte ish-drejtoresha e Krimit Kibernetik, zonja Gjana, në dijeninë time mikesha e afërt e Taulant Ballës. Nuk është se kisha pritshmëri të madhe nga këto institucione, por minimalisht...
Deri në javën e kaluar, në Prokurorinë e Tiranës më është konfirmuar që nuk është hedhur shorti. Pra, nuk di se kush prokuror e ka çështjen, që të paktën të interesohem për një kërcënim me jetë. Si duket prisnin që unë të ndaloja betejën time. Personi nuk më thotë që do të shkoj te Zoti, por më thotë: “A do të shkosh me pushime apo do të takosh Zotin?”, duke më dhënë një alternativë në këmbim të mbylljes së gojës.
Më 7 mars bëra një denoncim publik në faqen time në Facebook. Pas kësaj mora një kërcënim të dytë, këtë herë haptas. Personi, duke parë që nuk ndodhi asgjë pas 19 shkurtit, më dërgon mesazhe të tjera me kërcënime. Bëra screenshot dhe pashë që faqja ishte ende aktive. Ia dërgova sërish Drejtorisë së Krimit Kibernetik, por kësaj radhe mu tha që, për të qenë e qetë, të bllokoja faqen.
Sot, më 26 mars, nuk kam asnjë informacion as nga Policia e Shtetit, as nga Prokuroria e Tiranës për këtë individ dhe kush qëndron pas tij. Situata rëndohet edhe më shumë, pasi në deklarimin tim kam përmendur disa persona të dyshuar, përfshirë një gjyqtare që, sipas meje, është e lidhur me krimin dhe është e aftë të bëjë çdo gjë.
Pavarësisht nëse qëndron apo jo ky dyshim, pyetja mbetet: si mundet që Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës të jenë kaq pasive? Çfarë i pengon të tregojnë se kush fshihet pas asaj faqeje?
Për kryeministrin Rama janë arrestuar njerëz edhe për gjëra minimale, ndërsa për një kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë nuk ka asnjë reagim.
Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka reaguar për situatën në Universitetin e Arteve, duke e cilësuar të papranue...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se opozita në Shqipëri ka mbetur pa alternativa institucionale dhe...
Edi Rama duket se ka zbuluar një “strategji” të re për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në syt&eum...
Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar sot drejtorin e komanduar të policisë në Dibër, Armir Gji...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në vend me çmimin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri sot një denoncim, se Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me jetë nga kryeministri Rama dhe gr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot nga konferenca për shtyp se prokurori i dosjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, e shkarku...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, paralajmëron se Shqipëria përballet me çmimet më...
4.6 milionë euro. Kjo ishte vetëm fatura që shqiptarët kanë paguar për studiot ligjore, të përzgjedhura nga qeveria, me ...
PLUG tregoi sot sesi një akuzë e kryeministrit për “pastrim parash” ndaj një pronari mediaje që I bënte kritika qeveri...