POLITIKE

Gishti i mesit i Belindit, si shenjë ndarëse mes Ramës dhe Veliajt

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 09:27

Gishti i mesit i Belindit, si shenjë ndarëse mes Ramës dhe

TIRANË- Një poster i Belind Këlliçit, që ka mbushur shumë nga akset e kryeqytetit, është shndërruar në një debat të fortë mes moralistëve ortodoksë që mbrojnë Veliajn dhe njerëzve normalë. Të parët shohin tek dy gishtat e mesit të ngritur lart, të shoqëruara me sloganin “kështu i drejtohem korrupsionit”, një skandal të vërtetë, që i vë në siklet prindërit që nxjerrin fëmijët në rrugë, që përbuz zgjedhësit të cilëve u drejtohet, që tregon papjekuri, arrogancë dhe rrugaçëri. Për të tjerët, pavarësish nëse ndahen për efikasitetin apo efektin boomerang të këtij posteri, aty nuk ka ndonjë skandal.

Këto dy rryma i kanë përfaqësuar më së miri edhe dy zëra të fortë në opinionin publik si Carlo Bollino dhe Fatos Lubonja. I pari i kushtoi kësaj ngjarjeje një editorial ku, me tone prej purtitani të virgjër, shkruan: “Belind Këlliçi beson se mund të fitojë votën e shqiptarëve duke i sharë. Një gjest që nuk ka nevojë për asnjë interpretim për t’u kuptuar, edhe nëse ai ka tentuar ta sfumojë si bëhet me skena porno kur transmetohen jashtë ambjenteve të mbrojtura. Një akt përbuzje totale ndaj kujtdo që e sheh dhe si rrjedhojë edhe ndaj kujt, me të ngjarë, e voton. Ja pse mjiëra dhe mjëra njerëz, duke perfshirë komunitetet fetare, institucionet e pavarura dhe shumë mbeshtetës politikë të tij, u skandalizuan“. pretendon Bolino në editorialin e tij.

Posteri polemik i Belind Këlliçit

Ndërsa i ftuar në emisionin “Open”, Fatos Lubonja nuk pa në asnjë skandal në faktin që zgjidhem simbole të forta për të dhënë sinjale kundër korrupsionit. Në një debat me Dritan Hilën, që e quante këtë një akt rrugaçëror ai nxori foton e një vepre artistike, të vënë në qendër të Milanos, ku një statujë me gishtin e mesit ngritur lart, ishte vendosur përballë godinës së bursës, si reagim ndaj të këqijave të kapitalizmit financiar. Vepra e skulptorit Maurizio Catalan qëndron prej dhjetë vitesh në një nga sheshet e rëndësishme të qytetit, duke sfiduar të gjithë ata që janë “skandalizuar” prej saj. Pra edhe gishtat e Belos, Lubonja nuk i shikonte si moralistët kokëtrashë, por si përdorim të një gjuhe simbolike.

Vepra e Maurizio Cattelan para bursës së Milanos

Ky është ndoshta një nga rastet e pakta në histori kur Fatos Lubonja mendon ngjashëm me Edi Ramën. Kur u pyet për “gjëmën” e gishtave të Belos, shefi i rilindjes e evitoi të hynte në këtë polemikë. “Këto janë gjëra që mua s’më bëjnë shumë përshtypje tha Rama“, duke vënë theksin te problemi shumë më i madh që ka sipas tij Këlliçi, ai se po shërben si parfum për të mbytur kudërmimin e Berishës dhe Metës. Natyrisht, sado mëkate që të ketë, Edi Rama nuk është as idiot as injorant që të ‘skandalizohet’ nga përdorimi i simboleve në komunikimin politik. E para si ish pedagog i arteve të bukra ai i njeh veprat e artisëve të mëdhenj me gishtin e mesit e nuk mund të flasë për to me të njëjtën gjuhë që përdorin aktorët e paguar nga Veliaj. E dyta ai është politikani i votuar menjëherë pasi i dolën fotot lakuriq në një plazh publik të Francës dhe nuk i lejon vetes të rreshtohet me kryqëtarët e moralit të rremë. Prandaj ai tha se nuk i bën përshtypje gishti i mesëm që Belo i drejton edhe atij vetë si i korruptuar.

Rama ne rini ne plazhet e Frances

Por, krejt ndryshe reagoi njeriu i propagandës bazike, i mendimit të limituar dhe i fjalorit të kufizuar në 300 fjalë, Erion Veliaj. Boll të shikohen videot për të krahasuar injorancën dhe mentalitetin. Lali përdor disa herë togfjalshin “turp i madh” dhe me një pacipësi idioteske shton dhe frazën: “të nxjerrësh gishtin e mesit në 2023” sikur po ta bëje 10 apo 17 vite më parë do qe turp disi më i vogël! Ai e çoi në skaj ligjërimin e tij për trushkulurit kur tha: “një njeri i pjekur nuk tregon gishtin e mesit në 2023, për të kërkuar vota“.

Pra, gishti i mesit i Belos drejtuar korrupsionit, nuk shërbeu për të rihapur debatin vetëm mbi këtë plagë të shoqërisë shqiptare, por edhe për të vizatuar një vijë ndarëse mes demagogëve të moralit bosh dhe atyre më mendje të hapur në mjedisin tonë. Ai shërbeu gjithashtu për të nxjerë në pah edhe hendekun e formimit kulturor në rilindje, mes shefit aktual dhe trashëgimtarit kokëbosh. Marrë nga Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë