POLITIKE

Gjokutaj: Rama bëri pazarin me Ballukun për t’i shpëtuar burgut

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 12:10

Gjokutaj: Rama bëri pazarin me Ballukun për t’i shpëtuar

Avokati Genci Gjokutaj e përshkruan lidhjen mes Ramës dhe Ballukut si atë të "dy siamezëve në drejtim të financave shqiptare", duke sugjeruar se mbrojtja e saj ishte thelbësore për vetë kryeministrin. Në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Gjokutaj tha se lëvizja e fundit e Ramës për të dërguar çështjen e saj me urgjencë në Gjykatën Kushtetuese, interpretohet si pjesë e një “pazari” politik, ku kryeministri i ofron mburojën e tij ministres së besuar.

Ky trajtim preferencial sipas tij, bie në sy kur krahasohet me rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas analizave është përballur me një qasje diskriminuese nga ana e kryeministrit.

Fillimisht, Balluku u mor e pandehur nga SPAK për një akuzë të konsideruar “qesharake”, atë të “shkeljes së barazisë në tendera”. Përgjimet kanë zbuluar ndërhyrje arbitrare të saj në përzgjedhjen e subjekteve fituese në tendera, veprime që nuk përbëjnë thjesht një shkelje procedure, por një interes të drejtpërdrejtë vjedhjeje dhe korrupsioni që kërkonte një kualifikim tjetër ligjor.

Genci Gjokutaj: Problemi i Belinda Ballukut dhe i raportit të saj me burgun, pritej. Pritej sepse unë po të flas për një nga të arrestuarit përpara Belindës. Po ta shikosh nga pikëpamja, nga një shikim i thjeshtë. Erion Veliaj është trajtuar shumë në mënyrë shumë më të diskriminuar në kuptimin e investimit të Edi Ramës në këtë arrestim, në marrjen e bashkisë, pavarësisht propagandës së tij bajate, që tani që Gjykata Kushtetuese rrëzoi shkarkimin që u bë në mënyrë të paligjshme, thotë kthejeni kryetar. Këtu së pari, këtu s'kemi të bëjmë me një konsekuencë, por së pari në krye të herës, nuk është puna e një kryeministri i cili të kryejë veprime, të shkarkojë dhe pastaj të fillojë komentojë gjykatat, nëse i kanë dhënë atij të drejtë apo jo, dhe sa këto gjykata janë të zonjat edhe kompetente për të gjykuar aktet e këtij Zeusi.

Historia me Belinda Ballukun sigurisht që do të ishte ndryshe, sepse në fakt Erion Veliaj ka qenë më larg kryeministrit, referuar dhe autonomisë së pushtetit lokal, dhe ndërsa me zonjën Balluku, ëh, këta janë dy siamezë, po janë vëlla e motër siamezë në vjedhjen e financave shqiptare, dhe ju po ta shikoni që në fillim, zonja Balluku u thirr, u mor e pandehur, për një dispozitë qesharake, e cila vazhdon të jetë dhe sot, siç është ajo e shkeljes së barazisë në tendera, publik. Ishte dispozitë e cila nuk ka lidhje me zonjën Balluku, por ajo ka të bëjë me komisionet e verifikimit të ofertave, pra komisione që krijohen për të vlerësuar ofertat dhe për të shpallur fituesit. Komisione të cilat, për hir të së vërtetës, janë 3D nga kuptimi i vendimmarrjes, por që nominalisht ata përgjigjen për këtë punë. Ndërhyrja që ka bërë zonja Balluku, siç doli dhe nga përgjimet që kemi parë në media, ndërhyrje arbitrare, në përzgjedhjen e subjekteve fitues, nuk duhet marrë si shkelje e barazisë në tendera, sepse aty ka një komision që bën vlerësimet. Ky është drejtpërdrejt një interes vjedhjeje, është një korrupsion i saj, i cili duhej të ishte kualifikuar në këtë mënyrë.

Dhe pastaj mbas kësaj vijmë tek pjesa ku SPAK e mori të pandehur dhe me t'u marrë e pandehur, zonja Balluku fillon një aktivitet të dendur në si zëvendëskryeministre dhe si ministre e linjës. Filloi të emëronte drejtor, filloi të merrte pjesë në forume të rëndësishme. Filloi së fundmi me fillimin e shirave të drejtonte edhe shtabet e emergjencës. Për të krijuar idenë që këtu nuk ka asgjë, unë jam në detyrë e tjerë e tjerë. Historia pastaj erdhi, sepse këtu është dhe kyçi i gjithë problemit, që zoti Rama ka është drejtuar, pra, është gjykuar atje që Belinda nuk ka kohë të presë rrugën e ankimit të zakonshëm, nga GJKKO, në Apel dhe pastaj në Gjykatën e Lartë. Sepse sigurisht, ato masa ekzekutohen, dhe është kërkuar urgjentisht, është gjetur një ‘vegëz’ kushtetuese, që, mirëpo këtë nuk e bën dot Bela. Bela e bën atë me gjykim incidental, por ajo e ka dashur nga kryeministri, as nga 1/5 e deputetëve, sepse është neni 134, i Kushtetutës.

Një rreth i caktuar subjektesh, kush presidenti, kryeministri, 1/5 e deputetëve, kontrolli i lartë i shtetit, edhe me radhë. Subjekte të cilët mund të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Dhe kryeministri sigurisht, ia ka plotësuar këtë dëshirë Belindës, dëshirë e cila e Belindës është për të vajtur sa më shpejt në Kushtetuese, ndërsa i njëjti veprim nuk ka të njëjtën kërshëri dhe të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin vullnet të kryeministrit, i cili e ka firmosur menjëherë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese dhe për t'i thënë Belindës që, shiko unë e bëra timen, unë të mbrojta deri këtu.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?