POLITIKE

Hazizaj: Rama ka nisur konfliktin e hapur me drejtësinë, ndryshimet ligjore synojnë shmangien e përgjegjësisë penale

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 19:08
Hazizaj: Rama ka nisur konfliktin e hapur me drejtësinë, ndryshimet

Juristi i njohur Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin TASK FORCE në Syri TV, deklaroi se narrativa e fundit e kryeministrit Edi Rama përpara qeverisë dhe grupit parlamentar nuk lidhet thjesht me situatën politike aktuale, por me dështimin e reformës në drejtësi që, sipas tij, tashmë po kthehet kundër pushtetit absolut të Ramës.

Hazizaj theksoi se reforma e nisur në vitin 2016, e konceptuar fillimisht si teknike dhe më pas si politike, nuk po i shërben më mbajtjes së pushtetit, por po prodhon pasoja të papritura për qeverinë për shkak të sjelljeve të vazhdueshme penale të saj. Në këtë kuadër, sipas tij, nisma për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht në nenin 242, synon dobësimin e rolit të gjykatave dhe të strukturave të posaçme të drejtësisë.

Sipas Hazizajt, kryeministri nuk po vepron për të mbrojtur individualisht Belinda Ballukun, por po e përdor politikisht çështjen, ndërsa mbrojtja reale e pushtetit realizohet përmes shumicës parlamentare. Ai shtoi se konflikti i Ramës nuk është më me opozitën, por drejtpërdrejt me drejtësinë, institucione që, siç nënvizoi, janë formatuar prej vetë tij në vitin 2016.

Hazizaj vlerësoi se, për shkak të presionit ndërkombëtar, Rama nuk mund të sulmojë hapur drejtësinë, por po tenton ndërhyrje të tërthorta përmes ndryshimeve ligjore, të maskuara si forcim i sistemit. Sipas tij, këto ndërhyrje synojnë përjashtimin e qeveritarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nga përgjegjësia penale.

Duke iu referuar rolit të faktorëve ndërkombëtarë, Hazizaj u shpreh skeptik se Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës do ta shohin pozitivisht ndërhyrjen në nenin 242 apo ndryshime të mundshme në Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ai theksoi se këto zhvillime nuk do të ndihmojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Hazizaj paralajmëroi se, pavarësisht narrativës politike dhe mediatike për paraburgimin, ndërhyrjet në drejtësi nuk do të përmirësojnë raportin e institucioneve europiane me Shqipërinë, duke shtuar se “ditë të këqija po vijnë për qeverinë dhe politikën shqiptare në përgjithësi.”

Narrativa me të cilën sot Rama u paraqit para qeverisë dhe grupit parlamentar, nuk ka të bëjë thjesht me situatën në të cilën ndodhet ai, me situatën në të cilën ndodhet grupi parlamentar dhe qeveria në përgjithësi, por ka të bëjë me dy momente. Në momentin e asaj çka ai formatoi nga 2016-ta si reformë teknike, që nuk po del në mjetin politik të duhur për të mbajtur rëndë dhe fort pushtetin e tij absolut dhe më pas, dhe së dyti ka të bëjë me reforma që erdhi si politike në fushën e drejtësisë, tani po vjen. po krijon një situatë të cilën ndoshta të papritur prej tij, ndaj veseve dhe sjelljes penale që paraqet qeveria e tij në mënyrë të vazhdueshme. Kështu që, në këto kushte, ndaj dhe ai ka nisur një seri ndryshimesh në kodin e procedurës penale, bëhet fjalë për nenin 242. 

Jo se i vjen apo ka merak të madh për zonjën Balluku, madje po e keqpërdor zonjën Balluku në kuptimin ligjor, në kuptimin e ankimeve siç bëri ai në Gjykatën Kushtetuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, jo se ai ka merak për subjektin Balluku nëse do të sillet apo jo në mënyrë ligjore si e pandehur apo si person në hetim, nuk ka lidhje fare me statusin e saj. Atë lloj mbrojtje ai e ka garantuar nëpërmjet Alif Matrakëve të grupit parlamentar dhe të qeverisë së tij, nuk ka ndonjë problem, vetëm nëpërmjet mjetit politik. Por gjithë problemi është që si ka mundësi sipas tij, kjo reformë që ende e mban veten si rolin e pishtarit të krijimit të kësaj reforme, të kthehet përkundër sjelljes së tij politike, kundër sjelljes së tij morale, sjelljes së tij në menaxhimin e qeverisë. Duke i rënë kështu fuqisë së gjykatave, duke i rënë kështu fuqisë së strukturës së posaçme, dhe duke hapur një konflikt të drejtpërdrejtë me drejtësinë. Kjo ishte e gjithë narrativa.

Ritheksoj edhe njëherë, ai konfliktin nuk e ka me politikën, ai e ka me drejtësinë tashmë. Dhe normalisht po i bie drejtpërdrejtë institucioneve të drejtësisë, të cilat kanë qenë formatuar prej tij në 2016-ën. Kjo nuk do, nuk ka nevojë për sqarim. Çështja është që, ndodhur përballë presionit të ndërkombëtarëve, ai nuk mund të shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj strukturës së posaçme dhe gjyqësorit në përgjithësi.  Sepse normalisht këtij individi, kryeministrit shqiptar, nuk i ka interesuar kurrë, madje më tepër i ka interesuar që gjykatat dhe prokuroritë të jenë të ashpra në procedurat e tyre penale ndaj qytetarëve shqiptarë. Në qoftë se ju mbani mend historikun e tij, me ata që dyshoheshin se vidhnin energjinë elektrike apo, apo ujin. Çështja tashmë ka ardhur ndryshe, është kthyer ndryshe. Institucioni që u krijuan për shkak të 2016-ës, nuk u krijuan për vjedhësit e energjisë dhe të ujit. Po u krijuan për strukturat politike dhe qeveritare gjithashtu.

Në këto kushte kërkon të bëjë ndërhyrje, por duke e fshehur nën instrumentin politik të forcimit të sistemit të drejtësisë. Pra, siç ka vepruar nga 2016-ta, dhe deri sot ai funksionon mbi të njëjtën teknikë narrative të fjalës. Por në themel, me grupin parlamentar që e ka në varësi, do të bëjë ndryshime të cilat e përjashtojnë atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia penale.

Unë nuk mendoj që instrumentet ndërkombëtarë, siç është Komisioni Europian, Këshilli i Europës dhe institucione të tjera të cilat kanë qenë asistentë themelorë të reformës në drejtësi, të paktën aq sa di unë. Ndonëse dhe atyre u kanë shpëtuar shumë gjëra në reformën procedurale dhe materiale e karakterit penal, se kjo reformë ishte vetëm në fushën penale, në qoftë se ju e mbani mend. Defektet e së cilës po duken haptazi në hartimin e hartës gjyqësore, të cilën ata po përpiqen ta zbusin apo ta lehtësojnë nëpërmjet një reformimi të hartës gjyqësore. Nuk mendoj se ata janë në pozicionin e sejxhiut, sepse në themel ata e kuptuan dhe e kaluan atë reformë me 140 anëtarë të Kuvendit. Dhe nuk mendoj që ndryshimet e 242-shit, pra të kodit të procedurës penale, mund të sjellin ndonjë shije pozitive në trajtën e negocimeve që jemi ne me, apo pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po, unë mund të kuptoj këtë tjetrën që, referuar sjelljes politike të udhëheqësisë shqiptare, ne edhe mund, ata edhe mund të mos duan të hyjnë në Bashkimin Europian dhe këtu nuk ka asnjë gjë për të mos u kuptuar nga, nga Rama apo dhe disa të tjerë si punë e tij. 

E thonë nëpërmjet një formati tjetër, po, duke hyrë nga instrumenti politik në atë teknik. Këtu është, nuk ka ndonjë gjë për të mos kuptuar. Por e vërteta është që nëse ndërhyhet në Kodin e Procedurës Penale sa i përket nenit 242, dhe nëse ndërhyhet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ndonëse këta po krijojnë një atmosferë që paraburgimi është shumë masiv në Shqipëri, është shumë përkundër së drejtës edhe përkundër Kushtetutës, përsëri kjo lloj atmosfere që krijohet me karakterin mediatik dhe politik nuk mund të ndikojë dhe nuk mund të ketë ndikime në përmirësimin e sjelljes së Komitetit Europian në raport me shqiptarët. Dhe mendoj që ditë të këqija po vijnë për, për qeverinë dhe politikën shqiptare në përgjithësi. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?